Për ata që trimërohen me Bashën dhe rrinë si pula para Berishës

Nga Namir Lapardhaja Shajnë Bashën dhe mbrojnë Berishën; Bëjnë humor me Bashën dhe tallen mëngjes e mbrëmje nga Berisha; Thonë që Basha nuk e sjell dot PD-në në pushtet dhe shpresojnë t’i sjell në pushtet Berisha; S’i japin kohë Bashës, afatizojnë pa limit Berishën; Trimërohen me Bashën dhe rrinë si pula para Berishës; Egërsohen me […]

Gusht 29, 2023 - 18:58
 0
Për ata që trimërohen me Bashën dhe rrinë si pula para Berishës
Reklamë
Reklamë

Nga Namir Lapardhaja

Shajnë Bashën dhe mbrojnë Berishën;

Bëjnë humor me Bashën dhe tallen mëngjes e mbrëmje nga Berisha;

Reklamë
Reklamë

Thonë që Basha nuk e sjell dot PD-në në pushtet dhe shpresojnë t’i sjell në pushtet Berisha;

S’i japin kohë Bashës, afatizojnë pa limit Berishën;

Trimërohen me Bashën dhe rrinë si pula para Berishës;

Egërsohen me Bashën, tuten nga Berisha;

Bëjnë të zgjuarin ndaj Bashës, luajnë rolin e budallait para Berishës;

Nuk e respektojnë Bashën dhe nëpërkëmben nga Berisha;

Akuzojnë Bashën për të shitur dhe nuk flasin gjysmë fjale për aferat korruptive të Berishës;

Quajnë peng Bashën, nuk shohin damkën anglo-amerikane ndaj Berishës;

Marrin të mirëqenë çdo akuzë ndaj Bashës, kërkojnë fakte dhe prova për Berishën;

Basha u dha dinjitet, Berisha i linte rrugëve;

Basha nuk i shau kurrë, Berisha nuk la kënd pa anatemuar;

Basha nuk kërcënoi askënd, Berisha nuk la asnjë pa shantazhuar;

Basha u shtriu dorën, Berisha u tregoi kopaçen;

Basha me të mirë, Berisha me gurë;

Bashën e urrejnë, Berishën e duan;

Bashën nuk e duan, sepse nuk e do Berisha;

Po ta dojë sërish Berisha, Bashën sërish do ta duan;

Servilosen ndaj Berishës, ata që serviloseshin më shumë ndaj Bashës.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.