Përdhunoi pasagjerin ulur pranë saj në avion, arrestohet 29-vjeçarja ruse

Mund të duket e paimagjinueshme por është e vërtetë. Një 29-vjeçare ruse është bërë protagoniste e një skene “përdhunimi” në bordin e një avioni që fluturonte nga Antalia e Turqisë në drejtim të Moskës. Valeria është arrestuar nga autoritetet kur avioni Boeing 737-800 i “Pobeda Airlines” u ul në aeroportin Vukovo të kryeqytetit rus, pasi […]

Nëntor 29, 2023 - 18:16
 0
Përdhunoi pasagjerin ulur pranë saj në avion, arrestohet 29-vjeçarja ruse
Reklamë
Reklamë

Mund të duket e paimagjinueshme por është e vërtetë. Një 29-vjeçare ruse është bërë protagoniste e një skene “përdhunimi” në bordin e një avioni që fluturonte nga Antalia e Turqisë në drejtim të Moskës.

Valeria është arrestuar nga autoritetet kur avioni Boeing 737-800 i “Pobeda Airlines” u ul në aeroportin Vukovo të kryeqytetit rus, pasi akuzohet se ka kryer seks oral me forcë ndaj një pasagjeri që ishte ulur në sediljen pranë saj në avion.

Sipas faqes së internetit Gazeta.ru, 29-vjeçarja ka kryer seks oral ndaj burrit të ulur pranë saj në fluturimin që zgjat 5 orë, pavarësisht se ai fillimisht u përpoq të rezistonte. Dëshmitarët thonë se vajza ishte nën efektin e alkoolit që në momentin kur hipi në avion në Turqi.

Reklamë
Reklamë

Ajo i tha një media ruse se nuk pendohet për veprimet e saj, edhe pse gjithë skena ka ndodhur para syve të pasagjerëve të tjerë dhe ekuipazhit, anëtarët e të cilëve nuk kanë reaguar por kanë pritur që i gjithë procesi të përfundojë.

Kur Valeria përfundoi aktin e saj, anëtarët e ekuipazhit e morën mënjanë edhe pse ajo rezistoi, ndërsa u informuan oficerët që arrestuan 29-vjeçaren.

29-vjeçarja u gjobit me 500 rubla për sjelljen e saj ndërsa u përpoq edhe të korruptonte ekuipazhin për të shmangur arrestimin.

Ajo është filmuar në një video duke i dhënë një kartëmonedhë 100 dollarëshe një anëtari të ekuipazhit kur avioni u ul në Moskë. Stjuardesa i ka hedhur paratë në plehra dhe Valeria shihet duke zbrazur koshin për t’i marrë mbrapsht.

Gjithçka ishte mirë. Kam kaluar mirë. Kalova një kohë të bukur. Epo, në rregull, ndoshta pak më shumë se mirë”, është shprehur Valeria për mediat vendase.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.