Përlotet ambasadorja e Izraelit në Tiranë: Do doja të isha në tokën time, të shkoja vullnetare në luftë…!

Ambasadorja e Izraelit në Tiranë, Galit Peleg ka deklaruar për “Top Story” se pavarësisht rëndësisë së rolit të saj si pikë kontakti për izraelitët në Shqipëri dhe Bosnje Hercegovinë, vetë si person do të dëshironte të ishte në Izrael me familjen e miqtë. E përlotur, Peleg tha se do të dëshironte të ndihmonte duke shkuar […]

Tetor 9, 2023 - 23:35
 0
Përlotet ambasadorja e Izraelit në Tiranë: Do doja të isha në tokën time, të shkoja vullnetare në luftë…!
Reklamë
Reklamë

Ambasadorja e Izraelit në Tiranë, Galit Peleg ka deklaruar për “Top Story” se pavarësisht rëndësisë së rolit të saj si pikë kontakti për izraelitët në Shqipëri dhe Bosnje Hercegovinë, vetë si person do të dëshironte të ishte në Izrael me familjen e miqtë.

E përlotur, Peleg tha se do të dëshironte të ndihmonte duke shkuar vullnetare në luftë kundër terroristëve, duke marrë në shtëpinë e saj personat e prekur nga lufta në Jug të vendit.

Sipas diplomates, njerëzit nuk janë thjesht individ, por kanë një detyrë si shoqëri. Dhe detyra e tyre tashmë është të mbrojnë Izraelin.

Reklamë
Reklamë

“Hebrenjtë kanë jetuar në diasporë për 2000 vjet. Në fund ne kemi një shtet dhe duhet ta mbrojmë atë”- tha Peleg.

Pjesë nga biseda:

Peleg: Familjet ishin fshehur në vendstrehim, por kishte edhe të tjerë që kishin lënë familjen në vendstreghim dhe kishin dalë për të luftuar sepse kishin dëgjuar që terroristët po vinin drejt banesave. Ndaj janë të shumtë heronjtë.

Kur më pyesni se si ndihem, kam ndjenja të përzjara. Sapor lexova për një çift që para 10 muajsh kishin pasur binjakë. Ata i vendosën foshnjet në vendstrehim dhe dolën për të luftuar terroristët, të dy u vranë. Foshnjet mbetën në vendstrehim për 10 orë, tani janë në gjendje të mirë shëndetësore, por nuk i kanë më prindërit.

Pra janë të shumtë ata që janë të gatshëm të vetëflijohen për fëmijët, për fqinjët, edhe për të gjithë njerëzit. Përfshi edhe ata që nuk i njohim. Kjo tregon për vlerat me të cilat jemi rritur sepse ti nuk je thjesht individ, ke përgjegjësi për shoqërinë ku je rritur.

Gjithashtu mendoj se izraelitët e duan Izraelin dhe këtë mund ta shohësh në kohë të vështira. Fakti se vijnë të luftojnë, nuk është se duan luftën por sepse e dinë se nëse ne nuk mbrojmë atë që kemi, nuk do e kemi më. Hebrenjtë kanë jetuar në diasporë për 2000 vjet. Në fund ne kemi një shtet dhe duhet ta mbrojmë atë. Kjo u jep forcë njerëzve, që besojnë në diçka. Ky vend nuk është diçka ambigue. Ai është vendi im, dhe pavarësisht nëse të pëlqen apo nuk të pëlqen qeveria, ti do vendin tënd dhe lufton për të sepse është pjesë e jotja.

Duma: Do doni të ishit në Izrael tani?

Peleg: Shumë do të doja.

Duma: Është e dhimbshme për ju që rrini këtu dhe nuk jeni atje?

Peleg: Mendoj se është më e dobishme kur jam këtu sepse kam gjëra për të bërë. Jam pika e kontaktit me qeverinë e Shqipërisë, gjithashtu mbuloj edhe Bosnje Hercegovinën. Jam personi që përcjell mesazhet që bën kërkesat. Pra kam një funksion, një detyrë këtu.

Personalisht do të kisha dashur të isha në Izrael me familjen dhe miqtë, të dilja vullnetare. Të bëja diçka tani. Po të isha në Izrael, do të dilja vullnetare, do t’i merrja njerëzit nga Jugu të vinin dhe jetonin në shtëpinë time.

Do të hapja dyert e shtëpisë time. Po përpiqem ta bind veten se është e rëndësishme që ndodhem këtu, së paku jam e dobishme ashtu sikurse do të isha në Izrael. Ndonjëherë më rrjedhin lot sepse mendoj se çfarë kanë kaluar këta njerëz. Por besoj se ne jemi forcë./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.