Përparon WhatsApp, integron chatbot-in e inteligjencës artificiale
WhatsApp ka zbuluar një opsion të ri që funksionon përmes inteligjencës artificiale që u lejon përdoruesve të bëjnë pyetje. Funksioni i ri eliminon kalimin nga një aplikacion në një tjetër apo hyrjen në një shfletues. Ask Meta AI është i disponueshëm te disa përdorues në versionin anglisht si edhe në disa përdorues beta në Indi. […]
WhatsApp ka zbuluar një opsion të ri që funksionon përmes inteligjencës artificiale që u lejon përdoruesve të bëjnë pyetje.
Funksioni i ri eliminon kalimin nga një aplikacion në një tjetër apo hyrjen në një shfletues. Ask Meta AI është i disponueshëm te disa përdorues në versionin anglisht si edhe në disa përdorues beta në Indi.
Opsioni aktivizohet në shiritin e kërkimit ku përveçse mund të kërkojnë emra kontaktesh apo mesazhe, përdoruesit mund të shtrojnë edhe pyetje. Opsioni është i disponueshëm për përdoruesit iOS dhe Android dhe është vetëm çështje kohe përpara se të aksesohet nga të gjithë.
“Është shumë e rëndësishme të përmendet se ky integrim funksionon në mënyrë të pavarur nga privatësia e bisedave private brenda WhatsApp. Ajo që përdoruesi shkruan në shiritin e kërkimit mbetet gjithmonë private dhe nuk ndahet me Meta AI, përveçse kur një kërkesë dërgohet qëllimisht në chatbot-in e Meta AI. Tematikat e sugjeruara nga Meta AI përmes shiritit të kërkimit ose bisedës me Meta AI gjenerohen gjithmonë në mënyrë të rastësishme dhe nuk ndikohen nga informacionet specifike të përdoruesit”, shkruhet në faqen e WABetaInfo.
Meta AI mund të përdoret brenda bisedave individuale, në grup ose thjesht duke shtypur shenjën e plusit në faqen kryesore.
/a.r
What's Your Reaction?