“Përplasje” në Afrikë, trupat ruse hyjnë në bazën amerikane
Një incident që mund të shtojë dhe më tej përballjet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë është regjistruar së fundmi në Niger. Trupat ruse raportohet të kenë hyrë në orët e para të mëngjesit në një bazë ushtarake ku qëndrojnë trupat amerikane. Vendimi mendohet të jetë dhënë nga junta drejtuese, e cila kërkon […]
Një incident që mund të shtojë dhe më tej përballjet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë është regjistruar së fundmi në Niger.
Trupat ruse raportohet të kenë hyrë në orët e para të mëngjesit në një bazë ushtarake ku qëndrojnë trupat amerikane.
Vendimi mendohet të jetë dhënë nga junta drejtuese, e cila kërkon të dëbojë të gjithë trupat amerikane nga Nigeri.
Sipas një zyrtari të lartë të mbrojtjes në SHBA, forcat ruse dhe ato amerikane nuk janë bashkuar, por ato po përdorin thjesht një hangar pranë bazës ajrore 101 në aeroportin e Diori Hamani në Niamey.
/a.r
What's Your Reaction?