Përse Enët e Gjakut tek Gratë Plaken më Shpejt
Studimet më të fundit, thonë se enët e gjakut tek organizmi i një gruaje plaken më shpejt se ato tek trupi i një burri. Sipas ekspertëve, procesi i plakjes së enëve të gjakut tek gratë nisë që në të tridhjetat. Një gjë e tillë, nxit jo vetëm rritjen e tensionit të gjakut por edhe shfaqjen […] The post Përse Enët e Gjakut tek Gratë Plaken më Shpejt appeared first on AgroWeb.
Studimet më të fundit, thonë se enët e gjakut tek organizmi i një gruaje plaken më shpejt se ato tek trupi i një burri.
Sipas ekspertëve, procesi i plakjes së enëve të gjakut tek gratë nisë që në të tridhjetat.
Një gjë e tillë, nxit jo vetëm rritjen e tensionit të gjakut por edhe shfaqjen e shumë sëmundjeve të ndryshme që i kanosen zemrës.
Përse Enët e Gjakut Tek Gratë Plaken Më Shpejt?
Një studim i publikuar në revistën Jama Cardiology zbuloi se tek gratë, tensioni i gjakut nis të pësojë luhatje që në moshë të re.
Për të arritur tek këto gjetje, studiuesit kanë analizuar të dhënat e matjes së tensionit të gjakut për 32,000 persona në harkun kohor të 43 viteve.
Pjesëmarrësit në studim ishin të moshave nga 5 deri në 98 vjeç.
Pas analizimit të të dhënave, studiuesit zbuluan se ritmi i rritjes së tensionit të gjakut është ndjeshëm më i lartë tek gratë.
Arsyet për këtë janë të shumta dhe rëndom ka të bëjë me :
- Stresin,
- Mungesën e gjumit,
- Ndryshimet hormonale,
- Cilësia e jetës,
- Ushqyerja.
Gjetjet e këtij studimi kanë sfiduar përshtypjen e deritanishme se gratë janë më pak të rrezikuara nga sëmundjet vaskulare.
Ato ofruan fakte që konfirmojnë se sëmundjet vaskulare shfaqen më shpejt tek gratë dhe përparojnë më shpejt se te burrat.
Katër Ushqimet që Gratë Duhet të Hanë çdo Ditë
Në shëndetin e grave disa vitamina dhe ushqime të veçanta ndihmojnë organizmin në funksionimin e mirë të tij.
Në këtë artikull AgroWeb.org ju tregon se cilat prej tyre duhet të zgjidhni.
Arrat
Arrat janë ndër rushqimet më të dobishme për shëndetin e grave.
Ato ndihmojnë për ruajtjen e peshës dhe njihen si anti-depresivë natyralë.
Mundohuni të konsumoni çdo ditë një grusht të vogël me arra.
Mund t’i hidhni sipër në ushqime, sallatra apo tek kosi ose t’i shijoni ashtu siç janë në ndonjë vakt të pasdites.
Perimet jeshile
Perimet jeshile e kryesisht ato me gjethe siç janë spinaqi apo lakra, janë të pasura me fibër,folate, kalcium, magnez, vitaminë A dhe E.
E mira e këtyre perimeve është se mund t’i gjeni kudo dhe në shumicën e kohës janë të freskëta.
Gatimet dhe kombinimet e tyre janë gjithashtu të shumta ndaj kujdesuni t’i konsumoni ato sa më shumë.
Bajamet
Një grusht i vogël me bajame do t’ju ndihmojë të qëndroni në peshën e duhur trupore.
Të pasura me fibra dhe vitamina, bajamet do t’i sigurojnë trupit tuaj të gjithë sasinë e nevojshme të fibrave shumë të rëndësishme për organizmin.
Kumbullat e thata
Kumbullatat e that njihen për vetitë e tyre kundra plakjes dhe për gratë ky është një problem shqetësues.
Vetëm pesë kumbulla të thata të ditë sipas mjekëve ndihmojnë në shëndetin e mirë të kockave.
Kjo është e rëndësishme veçanërisht për gratë të cilat janë në prag të menopauzës apo ato që vuajnë nga osteoporoza./AgroWeb.org
The post Përse Enët e Gjakut tek Gratë Plaken më Shpejt appeared first on AgroWeb.
What's Your Reaction?