Pezullimi për heqjen e vizave/ Ish zv ministri Berisha: Qëndrimi i Macron, është alarm për Kosovën

Ish zëvendës ministri i Jashtëm i Kosovës, Anton Berisha thotë se qëndrimi i presidentit francez, Emmanel Macron për pezullimin e heqjes së vizave, është alarm për Kosovën. Në një intervistë për ABC News, Berisha u shpreh se Kosova nuk mund të fshihet pas procedurave. “Nuk ka rëndësi, po e përsëris, nuk ka rëndësi çështja e [...]Read More...

Tetor 17, 2023 - 18:00
 0
Pezullimi për heqjen e vizave/ Ish zv ministri Berisha: Qëndrimi i Macron, është alarm për Kosovën
Reklamë
Reklamë

Ish zëvendës ministri i Jashtëm i Kosovës, Anton Berisha thotë se qëndrimi i presidentit francez, Emmanel Macron për pezullimin e heqjes së vizave, është alarm për Kosovën.

Në një intervistë për ABC News, Berisha u shpreh se Kosova nuk mund të fshihet pas procedurave.

“Nuk ka rëndësi, po e përsëris, nuk ka rëndësi çështja e procedurave, sepse në flasim për procedura, ato nuk janë procedura të Kosovës, por të Bashkimit Europian. Kosova nuk ka asnjë ndikim në ato procedura, por Franca ka ndikim. Franca, duke qenë ndër shtetet kryesore, ajo mund të iniciojë procedurën e pezullimit të vizave, dhe pastaj, Franca me ndikimin e saj, mund ta çojë deri në fund të saj, mund ta çojë deri në fund atë iniciativë. Unë them, vet fakti që qëndrimi i presidentit Macron ndaj politikës kosovare është i tillë, është alarm për Kosovën dhe për të gjithë ata që Kosovën e duan pjesë të familjes europiane. Ti nuk mund t’i hysh në shtëpi dikujt dhe të bëhesh pjesë e asaj shtëpie, nuk pranohesh. Ky është mesazhi kryesor.

Reklamë
Reklamë

Çështja e vizave është një teknikalitet, një procedurë, e cila është paraprakisht çështje e vullnetit e atyre që e kanë sajuar atë procedurë dhe i kanë lënë hapësirë vetes për të ndërhyrë në raste të caktuara”, theksoi ai./abcnews.al

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.