Pirro Dhima, kandidat për eurodeputet me “Demokracinë e Re” në Greqi
Partia “Demokracia e Re” në Greqi ka shpallur 28 emrat e parë të kandidatëve të saj për zgjedhjet evropiane të 9 qershorit. Zbulimi i listës zyrtare do të bëhet menjëherë pas konferencës së partisë në një ngjarje speciale që do të zhvillohet mes 10 dhe 15 prillit. Në listën e publikuar deri tani, të siguruar nga mediat […]
Partia “Demokracia e Re” në Greqi ka shpallur 28 emrat e parë të kandidatëve të saj për zgjedhjet evropiane të 9 qershorit.
Zbulimi i listës zyrtare do të bëhet menjëherë pas konferencës së partisë në një ngjarje speciale që do të zhvillohet mes 10 dhe 15 prillit.
Në listën e publikuar deri tani, të siguruar nga mediat greke, ndër emrat e propozuar bën pjesë edhe Pirro Dhima, ish-peshëngritës dhe zv.president i Federatës Botërore të peshëngritjes.
Ish-peshëngritësi Pirro Dhima dikur ka bërë bujë me deklaratat për origjinën e tij, duke thënë që është grek, i lindur në Shqipëri.
/a.r
What's Your Reaction?