Plagosi efektivin e policisë, arrest me burg për Klered Bozhanajn, ja çfarë deklaroi në gjykatë

Klered Bozhanaj, autori i plagosjes së efektivit të “Shqiponjave”, Edlir Lleshi, është lënë në burg nga Gjykata e Tiranës. Në seancën për caktimin e masës së sigurisë, ai deklaroi se është amerikan dhe jo shqiptar, duke shfaqur paqëndrueshmëri mendore. Edhe avokati i tij i mbrojtjes, Roland Llalla, kërkoi ekspertim të gjendjes mendore dhe shtrim të […]

Shtator 23, 2023 - 12:30
 0
Plagosi efektivin e policisë, arrest me burg për Klered Bozhanajn, ja çfarë deklaroi në gjykatë
Reklamë
Reklamë

Klered Bozhanaj, autori i plagosjes së efektivit të “Shqiponjave”, Edlir Lleshi, është lënë në burg nga Gjykata e Tiranës.

Në seancën për caktimin e masës së sigurisë, ai deklaroi se është amerikan dhe jo shqiptar, duke shfaqur paqëndrueshmëri mendore.

Reklamë
Reklamë

Edhe avokati i tij i mbrojtjes, Roland Llalla, kërkoi ekspertim të gjendjes mendore dhe shtrim të detyruar spitalor, por gjykata caktoi “arrest në burg.”

Autori 42-vjeçar Klered Buzhani u arrestua një ditë pas ngjarjes.

Teksa ishte duke patrulluar me motor, së bashku me 3 kolegë të tjerë, efektivi Edlir Alleshi dhe kolegu i tij, Ted Koldashi konstatojnë 42-vjeçarin, i cili ishte veshur sportiv. Pasi pa prezencën e policisë shtetasi është larguar me nxitim.

Efektivët i bënë thirrje që ai të ndalonte, por Buzhani është shprehur duke thënë “ikni ore, na lini rehat” dhe është larguar.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.