Po braktisen universitetet publike për privatin: Iu kanë dhënë të gjitha degët
Arsimi i lartë publik vijon të humbasë terren kundrejt atij privat, sa i takon numrit të studentëve, ndërsa problematika më e madhe që identifikohet është ajo e akreditimit pa kriter të programeve të studimit. “Arsyet dihen pse ka studentë më pak, shpopullimi, emigracioni i madh po ashtu edhe problemet me arsimin në tërësi si edhe […]
Arsimi i lartë publik vijon të humbasë terren kundrejt atij privat, sa i takon numrit të studentëve, ndërsa problematika më e madhe që identifikohet është ajo e akreditimit pa kriter të programeve të studimit.
“Arsyet dihen pse ka studentë më pak, shpopullimi, emigracioni i madh po ashtu edhe problemet me arsimin në tërësi si edhe rritja dramatike e universiteteve private. Iu kanë dhënë të gjitha degët. Pra çdo universitet bën edhe inxhinieri, mjekësi, shkenca sociale e të gjitha me radhë. Kanë marrë edhe programet dy vjeçare, në asnjë vend të botës nuk jepet kurs kompjuteri në shkollë të lartë, vetëm në Shqipëri ndodh. Deri në këtë pikë e kanë çuar”, tha Sandër Kovaçi, kryetar i sindikatës së punonjësve të universiteteve.
Ndërkohë, pavarësisht ndryshimeve që ka pësuar tregu i punës, preferencat e të rinjve shqiptarë vijojnë të mbeten po ato. Fusha e studimit shëndet dhe mirëqenie ka njohur rritjen më të madhe krahasuar me një vit më parë.
“Këtu ndodh kjo që psh. për degën e infermierisë çdo universitet në rrethe e ka si degë, çdo privat e ka, dhe nga 300-400 kuota. Duket sikur po i përze vetë njerëzit drejt Gjermanisë, bëhet apo s’bëhet mësim atë se dimë por certifikatat që iu duhen, i marrin. Ato kuota shumë mirë mund të shpërndahen në degë të tjera..”, tha Kovaçi.
Referuar shifrave zyrtare, në vetëm një vit sistemi arsimor humbi të paktën 20 mijë nxënës dhe studentë.
What's Your Reaction?