Po firojnë edhe bukëpjekësit/ Furrat vuajnë mungesën e specialistëve si pasojë e emigracionit

Mungesën e fuqisë punëtore po e vuajnë edhe furrat e bukës. Gëzim Peshkëpia nga Shoqata e Prodhuesve të Bukës, Brumërave dhe Pastiçerive shprehet se mungesa është në të gjitha nivelet, që nga ai i pastrimit e deri te specialistët. GËZIM PESHKËPIA SHOQATA E PRODHUESVE TË BUKËS DHE PASTIÇERIVE  “Çdo furrë buke, çdo pastiçeri ka nevojë […]

Shtator 17, 2023 - 16:12
 0
Po firojnë edhe bukëpjekësit/ Furrat vuajnë mungesën e specialistëve si pasojë e emigracionit
Reklamë
Reklamë

Mungesën e fuqisë punëtore po e vuajnë edhe furrat e bukës. Gëzim Peshkëpia nga Shoqata e Prodhuesve të Bukës, Brumërave dhe Pastiçerive shprehet se mungesa është në të gjitha nivelet, që nga ai i pastrimit e deri te specialistët.

GËZIM PESHKËPIA

SHOQATA E PRODHUESVE TË BUKËS DHE PASTIÇERIVE

Reklamë
Reklamë

 “Çdo furrë buke, çdo pastiçeri ka nevojë për shitëse, punonjëse pastrimi, ndihmës në sektorin e bukës dhe pastiçerisë dhe më pas pastiçierë dhe bukëbërës që janë specialist të mirëfilltë po mungojnë shumë, po largohen shumë jashtë vendit. Këta njerëz që largohen marrin me vete edhe njohuritë, shkollën, ata janë përgatitur këtu për zanatin e tyre dhe krijohet një boshllëk shumë i madh për këta specialistë.”

Në këto kushte, vendet vakante në furrat e bukës po plotësohen në dy mënyra:

GËZIM PESHKËPIA

SHOQATA E PRODHUESVE TË BUKËS DHE PASTIÇERIVE

“Po lëvizim në drejtim të kontingjentit që është brenda vendit, veçanërisht në zonat e vogla, rurale, ka njerëz që duan të punojnë, po i përgatisim. Por në të njëjtën kohë, po i drejtohemi edhe tregut të huaj për të marrë kontingjente të huaj, mund të marrim punonjës të pastrimit dhe kategorinë e mesme të specialistëve.”

Në rastin kur punëtorët do të merren nga vendet e Lindjes së Mesme, bizneset do të paguajnë një faturë mbi 30% më të lartë në krahasim me koston financiare që ka një punonjës vendas. Kjo sepse bizneset duhet të sigurojnë edhe strehimin për ta, ndërsa paga e tyre është edhe rreth 20% më e lartë se e punëtorëve në vend.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.