“Po ta provojmë një herë Turqinë o burrë, sa ton ka?”, zbardhen përgjimet e grupit kriminal që trafikonte drogë drejt vendeve të BE-së

Top Channel ka siguruar dosjen grupit të strukturuar kriminal, të cilët trafikonin drogë drejt vendeve të BE-së. SPAK dërgoi për gjykim 20 anëtarët e këtij grupi kriminal së bashku me një ish-punonjës policie në dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa sot shpalli pretencën. Sipas hetimeve, aktiviteti kriminal i trafikimit të lëndëve narkotike shtrihej nga vendet […]

Maj 14, 2024 - 16:55
 0
“Po ta provojmë një herë Turqinë o burrë, sa ton ka?”, zbardhen përgjimet e grupit kriminal që trafikonte drogë drejt vendeve të BE-së
Reklamë
Reklamë

Top Channel ka siguruar dosjen grupit të strukturuar kriminal, të cilët trafikonin drogë drejt vendeve të BE-së.

SPAK dërgoi për gjykim 20 anëtarët e këtij grupi kriminal së bashku me një ish-punonjës policie në dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa sot shpalli pretencën.

Sipas hetimeve, aktiviteti kriminal i trafikimit të lëndëve narkotike shtrihej nga vendet e Lindjes së Mesme, Turqi, Greqi dhe Shqipëri me destinacion Italinë dhe vendet e tjera të BE-së.

Reklamë
Reklamë

Të pandehurit janë Endrit Bakiu, Sulo Pajo, Artur Sulaj, Arian Tola, Fadjon Cami, Viron Lekaj, Artan Agalliu, Shpëtim Pjeshka, Jani Çavo, Sonila Sula, Kudret Rustemaj, Besnik Ruçi, Pirro Capi, Jani Meçja, Edmond Kabashi, Tomi Hila, Leonard Nergjoni, Artin Kurti, Astrit Miska, Ervis Cilo, të cilët akuzohen për veprat  penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim.

Në dosjen e siguruar nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha zbardhen disa prej përgjimeve të anëtarëve të grupit kriminal.

Më datë 03.05.2021 i pandehuri Artur Sulaj komunikon me të pandehurin Shpëtim Pjeshka në lidhje me organizimin e një rruge për në Greqi me kamion dhe më pas nga Greqia mund të udhëtonte drejt Turqisë.

B: Hiç, isha andej nga kamioni sot, çova ato batanijet i lava te gjitha i sistemova i rregullova, ça të bëjmë, presim tashi.

A: Pooo, a do me ba naj rruge për Athinë?!

B: Në vend ore që nesër!

1: Mire, ok.shkarkon në Athine pastaj ia fut për Turqi po deshe.

B: Po ta provojmë një herë Turqinë o burrë… Ta kishim provu një here kshu bosh apo? !!!

A: Po mor ashu bojmë.

B: Beee pret puna o them te kisha bë një rrugë bosh deri në Selanik?

A: Deri në Selanik?!

B: Ehe. Ose shkonim deri në Turqi e vinim… mendoje mirë këtë muhabet se është për të menduar jo për noj gjë.

A: Po po por ky klienti po pret…

B: E ka urgjente ai?

A: Poo normal po, ti a e njef Greqinë?

B: Deri në Selanik, andej se njof unë! Do të ikësh ti, po deshe ik ti, për mu njësoj është… si ti dhe unë bashke.

A: S’kam patentË!

B: Po kush po kËrkon patentë anej o. Deri Kapshticë vij unë të sjell me kamion.

A: Ça do bësh do me e ba nji rrugë për Athinë apo jo? e ti kthej përgjigje këtij klientit…

B: E bejmë… mire hajde, të vij unë nesër andej apo do vish ti këtej?

A: Si te dush, ti kthej përgjigje sa ton ka.

B: Mirë më kthe përgjigje vij unë nesër andej, se kemi leket e parkingut për të paguar, hajde, hajt

Çiao./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.