Po transportonte 8 klandestinë drejt Tiranës/ Arrestohet 28-vjeçari dhe 2 bashkëpunëtorët e tij!
Një 28-vjeçar ka rënë në pranga, pasi u kap në flagrancë, në aksin rrugor “Tepelenë-Memaliaj”, teksa transportonte 8 emigrantë nga vendet e treta, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit. Ndërsa 2 bashkëpunëtorët e tij, u kapën teksa lëviznin me një automjet tjetër dhe mbikëqyrnin rrugën, për të shmangur policët. Në kuadër të operacionit “Destinacioni” […]
Një 28-vjeçar ka rënë në pranga, pasi u kap në flagrancë, në aksin rrugor “Tepelenë-Memaliaj”, teksa transportonte 8 emigrantë nga vendet e treta, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit. Ndërsa 2 bashkëpunëtorët e tij, u kapën teksa lëviznin me një automjet tjetër dhe mbikëqyrnin rrugën, për të shmangur policët.
Në kuadër të operacionit “Destinacioni” u arrestuan në flagrancë shtetasit Ardit Laushka, Gilberto Mako , Besmir Papa.
Shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër, në bashkëpunim me ato të Komisariatit të Policisë Tepelenë, si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për një rast të transportimit të disa emigrantëve, në mënyrë të organizuar, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Destinacionin”, si rezultat i të cilit u vunë në pranga shtetasit:
A. L., 28 vjeç, G. M., 34 vjeç dhe B. P., 38 vjeç, të tre banues në Tiranë.
28-vjeçari u kap në flagrancë, në aksin rrugor “Tepelenë-Memaliaj”, teksa transportonte me automjet, 8 emigrantë nga vendet e treta, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, ndërsa 2 shtetasit e tjerë u kapën teksa lëviznin me një automjet tjetër dhe mbikëqyrnin rrugën, për të shmangur patrullat e Policisë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 automjetet, 500 euro dhe 25000 lekë të dyshuar të përfituar nga kjo veprimtari kriminale, si dhe 5 celularë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
What's Your Reaction?