Policë pa çertifikatë sigurie; 75 efektivëve iu është hequr nën dyshimet e lidhjeve me krimin ose për abuzime

75 punonjës policie janë pa certifikatë sigurie, certifikatë që u është hequr nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar për shkak

Tetor 21, 2023 - 12:25
 0
Policë pa çertifikatë sigurie; 75 efektivëve iu është hequr nën dyshimet e lidhjeve me krimin ose për abuzime
Reklamë
Reklamë

75 punonjës policie janë pa certifikatë sigurie, certifikatë që u është hequr nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar për shkak se ka dyshime të forta se këta të fundit ose janë të inkriminuar ose kanë kryer shkelje  ligjore.

 

Autoriteti i referohet nenit 30 të ligjit për ‘Informacionin e Klasifikuar’ ku përcaktohet qartë se refuzimi i një certifikatë të tillë bëhet kur aplikanti ka qenë ose vazhdon të jetë i lidhur me grupe kriminale, i përfshirë në spiunazh, në akte dhune, ose i varur nga droga dhe alkooli etj.

Reklamë
Reklamë

 

Vizion Plus iu drejtua Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, e cila u përgjigj se për vitin 2022 është refuzuar certifikata e sigurisë për 31 punonjës. Për 20 të tjerë është hequr e për 4 të tjerë është pezulluar përkohësisht.

 

Vitin e kaluar rezulton gjithashtu se 69 efektivëve të tjerë u është ndërprerë certifikata, pasi në detyrën e tyre nuk u nevojitet një e tillë.

 

Sa i takon vitit 2023 deri më tani autoriteti ka refuzuar pajisjen me certifikatë sigurie për 19 punonjës si dhe ka pezulluar përkohësisht për një tjetër punonjës.

Policia sqaron se janë marrë masa që të gjithë efektivët të cilët Autoriteti Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar i shikon si të papërshtatshëm, të transferohen në vende pune që nuk kanë nevojë për certifikatë të tillë.

 

Vizion Plus iu drejtua gjithashtu edhe Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, e cila u shpreh se për vitin 2022 dhe 2023 nuk kanë asnjë punonjës që i është refuzuar, ndërprerë apo pezulluar certifikata e sigurisë.

 

Por burime konfidenciale për Vizion Plus shprehen se pranë AMP janë disa punonjës që edhe pse vendi i tyre i punës u kërkon një certifikatë sigurie, ata nuk e kanë. Të njëjta burime shprehen se ka raste që edhe në pozicione drejtuese nuk e kanë një certifikatë të tillë.

 

Vizion Plus iu drejtua Autoritetit Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar e cila bëri të ditur se pas verifikimeve, i ka kërkuar policisë së shtetit dhe agjencisë së mbikëqyrjes policore që të merren masa që këta persona të mos njihen me informacione të klasifikuara./ Esido Barkaj, Vizion Plus!

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.