Policia ‘zbarkon’ në Kadastrën e Sarandës pas shkarkimit të Demit, kontrolle në pronat e familjes së saj

Pas shkarkimit të drejtoreshës së Kadastrës Sarandë, Aida Demi, policia ka mbërritur në këtë instuticion dhe po kryen kontrolle për dokumente në kuadër të një hetimi. Mësohet se kontrollet po kryhen dhe në pronat e Demit. Shkak i shkarkimit dyshohet se është bërë shkelja e dispozitave në fuqi gjatë ushtrimit të detyrave funksionale dhe vjen […]

Janar 12, 2024 - 14:05
 0
Policia ‘zbarkon’ në Kadastrën e Sarandës pas shkarkimit të Demit, kontrolle në pronat e familjes së saj
Reklamë
Reklamë

Pas shkarkimit të drejtoreshës së Kadastrës Sarandë, Aida Demi, policia ka mbërritur në këtë instuticion dhe po kryen kontrolle për dokumente në kuadër të një hetimi.

Mësohet se kontrollet po kryhen dhe në pronat e Demit.

Shkak i shkarkimit dyshohet se është bërë shkelja e dispozitave në fuqi gjatë ushtrimit të detyrave funksionale dhe vjen një ditë pasi në një emision investigativ u denoncua fakti sesi familja e saj ka përfituar tokë që më parë ka qenë det.

Reklamë
Reklamë

“Hoteli buzë detit i ndërtuar nga familjaret e Aida Demit mbi një truall të blerë me proces privatizimi në vitin 1992, gllabëroi një pjesë të konsiderueshme të bregut të detit, pjesë që u mbush me inerte dhe u kthye në tokë.

Me një kontratë shitblerjeje në 5 Korrik 2019, Ministria e Financave ia shiti atë familjes Demi duke e kthyer detin në tokë. Pas vetëm 4 ditësh, familja Demi merr certifikatën e pronësisë jo për 600 m2 sa bleu, por për 1325 m2.

Më pas, në vitet 2020 dhe 2021 dhe 2022, familja e Aida Demit ka marrë disa leje për ndërtimin e një objekti të ri dhe shtesë katesh për objektin ekzistues. Emisioni “Stop” ka mësuar se Aida Demi ka legalizuar dy kate pa leje të një objekti, për të cilat ka pasur urdhër prishjeje nga Bashkia dhe INUK”, thuhej në emisionin investigativ ‘Stop’.

Nuk dihet ende se kush do ta zërë vendin e saj në krye të këtij institucioni.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.