Princesha Middelton me kancer/ Sunak apel mediave: Duhet t’i ofrohet privatësia
Kryeministri Rishi Sunak ka reaguar për lajmin e diagnostikimit të Kate Middleton me kancer. Ai tha se Kate ka treguar “trimëri të jashtëzakonshme” me deklaratën e saj. Ndër të tjera i uroi asaj një shërim të shpejtë. “Javët e fundit ajo i është nënshtruar një shqyrtimi intensiv dhe është trajtuar në mënyrë të padrejtë nga […]
Kryeministri Rishi Sunak ka reaguar për lajmin e diagnostikimit të Kate Middleton me kancer.
“Javët e fundit ajo i është nënshtruar një shqyrtimi intensiv dhe është trajtuar në mënyrë të padrejtë nga pjesë të caktuara të mediave në mbarë botën dhe në mediat sociale. Kur bëhet fjalë për çështjet e shëndetit, si gjithë të tjerët, asaj duhet t’i ofrohet privatësia që të fokusohet në trajtimin e saj dhe të jetë me familjen e saj të dashur”, deklaroi Sunak.
“Çdo diagnozë e kancerit është tronditëse. Por unë mund të imagjinoj vetëm stresin e shtuar të marrjes së atij lajmi mes spekulimeve të zymta që kemi parë javët e fundit. William dhe Kate kanë të drejtën e privatësisë dhe, si çdo prind, do të kenë pritur të zgjedhin momentin e duhur për t’i thënë fëmijëve të tyre”.
/f.s
What's Your Reaction?