Problemi familjar i Naim Murselit, dëshmia e babait: Ka pasur disa SMS me gruan e vëllait të Kushtrim Kokallës

Shaban Murseli i ka thënë hetuesisë se ka qenë në dijeni për një problem familjar të djalit të tij Naim Murselit, i cili ka ngjarë rreth një vit para ekzekutimit të Liridona Ademajt, bashkëshortes së tij. Në një dëshmi dhënë hetuesve të Policisë së Kosovës më 1 dhjetor të vitit të kaluar, babai i Naim […]

Janar 29, 2024 - 18:44
 0
Problemi familjar i Naim Murselit, dëshmia e babait: Ka pasur disa SMS me gruan e vëllait të Kushtrim Kokallës
Reklamë
Reklamë

Shaban Murseli i ka thënë hetuesisë se ka qenë në dijeni për një problem familjar të djalit të tij Naim Murselit, i cili ka ngjarë rreth një vit para ekzekutimit të Liridona Ademajt, bashkëshortes së tij.

Në një dëshmi dhënë hetuesve të Policisë së Kosovës më 1 dhjetor të vitit të kaluar, babai i Naim Murselit ka thënë se djali i tij e ka pasur një rast me djalin e hallës së tij, K. Kokallën, vëllain e Kushtrim Kokallës, të dyshuar për përfshirje në vrasjen e Liridona Ademajt.

Disa mesazhe të shkëmbyera nga Naim Murseli me rejën e Kushtrim Kokallës, ishin bërë çështje në familjen Murseli, ka rrëfyer kryefamiljari.

Reklamë
Reklamë

“Unë përveç një problem që e ka pas Naimi me djalin e hallës se tij K. para një viti që ka pas disa masazhe të shkëmbyer përmes telefonit gjegjësisht me B., gruan e K..

Sipas njohurive që unë i kam pas për këtë rast nuk ka pasur diçka me shume mes Naimit dhe B. përveç disa shkrimeve dhe fotove jo intime, foto normale”, ka thënë Shaban Murseli në dëshminë e dhënë në Polici më 1 dhjetor./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.