Profecia e Rexhep Qoses për burracakët e Kosovës, Jagoja dhe tragjedia e Liridona Ademajt
A do të dimë të sillemi në liri? A do të dimë ta përdorim lirinë si duhet? Pas kohëve heroike, zakonisht, vijnë kohët prozaike. Pas kohëve të burrërisë, zakonisht, vijnë kohët e burracakërisë. Pas kohëve të idelave, zakonisht, vijnë kohët e parasë dhe të reshperisë. Pas kohëve të idealistëve, zakonisht, vijnë kohët e përfituesve, matarapazëve, […]
A do të dimë të sillemi në liri? A do të dimë ta përdorim lirinë si duhet? Pas kohëve heroike, zakonisht, vijnë kohët prozaike. Pas kohëve të burrërisë, zakonisht, vijnë kohët e burracakërisë. Pas kohëve të idelave, zakonisht, vijnë kohët e parasë dhe të reshperisë. Pas kohëve të idealistëve, zakonisht, vijnë kohët e përfituesve, matarapazëve, reshperve, mashtrusve”.
Rexhep Qosja
Nga Sefer Pasha
Dhjetori në Prishtinë të çjerrë me acarin e egër. Sa kam dal nga dhoma e hotel “Pashtrikut”. Brenda regjimit të kësaj dite më duhet të takoj dhe Rexhep Qosen. Miqtë që më erdhën në tavlinë më këshillojnë që të mos e takoj Rexhep Qoses. Është acar dhe virozat janë nëpër këmbë. Ndërroj mendje. Nxjer nga çanta dhe e vë mbi tavolinë një libër kushtuar Rexhep Qoses. Në një nga esetë e mija kam shënuar një thënie të Rexhep Qoses. Ajo mban datën 25 qershor 1999. Është faqja 398 e vëllimit të dytë, “Tronditja e Shekullit”. Profesor Rexhep Qosja shkruan: – “A do të dimë të sillemi në liri? A do të dimë ta përdorim lirinë si duhet? Pas kohëve heroike, zakonisht, vijnë kohët prozaike. Pas kohëve të burrërisë, zakonisht, vijnë kohët e burracakrisë”. Në tavolinën ngjitur katër vetë diskutojnë me zë të lart për vrasjen e Liridona Ademajt. I ndjek bisedat në tavolinën ngjitur dhe flas me ta. U përgjigjem si krijues nga Tirana dhe vetëtimthi më kujtohet një personazh i Heminguejt, i cili, “ngiste vetë një bisedë e në të njëjtën kohë të mbante vesh ç’thuhej në dy biseda të tjera, ku shpesh edhe mund të ndërhynte”. U them dashamirëve se këta që broçkullisin në tavoninën përbri nesh flasin kot së koti. Dhe për ilustim ju tregova për një thënie të petagogut tim në Akademinë e Policisë. Ai e niste kështu leksjonin. “100 lepuj nuk e bëjnë një kal, ashtu si një qind dyshime nuk bëjnë një provë”. E tora gjatë shërbimin e provës. Dyshoj se krimit të Naim Mureslit nuk do t’i shkohet dot në fund. Dhe u lexoj një thënie të Ukshin Hotit. Politikologu në mes të dramës së tij me Edi Shukrinë takon një plak 112 vjeç. Plaku pasi e kishte dëgjuar Ukshin Hotin i kishte thënë: – “E vërteta midis burrit dhe gruas kurnjëherë nuk mund të dihet nga pala e tretë. U është njohur vetëm atyre…….Vonë fillova t’ja sqaroja vetvetes kuptimin e fjalëve të tij”. [Ukshin Hoti: Filozofia Politike e Çështjes Shqiptare, faqe 291. Botim i tretë]
Kudo tema e preferuar është ajo e vrasjes së Liridonës. Pa bërë lojë fjalësh nisa të tregoj një ngjarje të shkrimtarit Neshat Tozaj. Neshatit ju kërkua që të bënte skenarin e filmit “Granata”. Bëhej fjalë për atentatin e dështuar në Krumë të Hasit në mitingun ku po fliste Ramiz Alia. Shkrimtari e kishte lexuar dosjen me 5 000 faqe. Gjyqi dha dhe dënime me vdekje. Por pas shumë mundimeve Neshat Tozaj nuk u bind. Dhe filmi nuk u bë. E mbaj mend mirë një fabulë që Neshat Tozaj ma ka thënë në Krumë. Organet e Sigurimit të Shtetit kishin hedhur në dorë një agjent të UDB -së. Por ai qe përbindësh dhe nuk zbërthehej në hetuesi. Dështuan dhe hetuesit më profesionist. Një nga hetuesit me emër e zgjidhi “dramën”. Ai e dobësoi spiunin e UDB -së nga tetëdhjetë kilegram në tridhjetë. Kur agjenti mbrriti në këtë peshë ai filloj t’i tregoj kthetrat që nga Beogradi. Kështu duhet vepruar dhe me Naim Murselin thashë me këmbëngulje. Kur ai të arrijë në peshën tridhjetë kilegram do ta tregoj fije për pe të vërtetën e vrasjes së Liridonës.
Miqtë e mi filluan të qeshin. Nuk jemi në kohën e diktaturës thanë ata. Mirë, mirë u them, por ky krim nuk zbulohet. E kam fjalën për shkakun se përse Naim Murseli e vrau të shoqen?. Pamëshirshmëria e tij sheshazi e fsheh një mister. Skenari i vrasjes së Liridonës është thurur prej një hajvani, i cili mendonte se ishte supermen. “Qenit kur i vjen ngordhja shkon në dorë të teqesë” thonë në Gjakovë. Mënyra sesi e vrau Liridonën është autoportreti i tij. Tragjedia e Liridonës më solli në mendje vargjet e Çajupit:- /Se mali që ka dëborë// Nuk fëlliqet me këllirë/. Dhe u them miqëve të tavolinës një veprim të mbretit të Anglisë, Stjuart. Atij i shpunë emrin e një njeriu për ta pushkatuar. Mbreti pasi e studjoj tha: – “Se ç’ka kjo dora ime e djathtë që nuk do të firmosë”.
Biseda rrotullohet reth asaj që kishte shkruar profesor Qosja. Për burracakët. Por shoqëruesit e mi e vinin pikën mbi ‘i” edhe për fajet që i ka vet Liridona. Si ajo nuk e nuhati krimin? Ku i gjente lekët Naim Murseli, i cili kishte mundur që të shkonte dhe në dasmën e vajzës së Presidentit të Amerikës. Gratë gjakovare janë trimëresha. Në vitin 1915 ushtria serbe kishte mbyllur në një kullë 43 burra të fshatit Qerret të Gjakovës. Një çikë që quhej Fatime Ahmetja e plagosur arrti të vriste rojen e shkive dhe të shpëtonte malsorët, të cilët serbët donin t’i masakronin. E thotë dhe kënga: – /Ikin shkijet n’pikë të vrapit//Bajshin shkijet: “Lele majka”[o moj nënë]. Në një nga tavolinat e krahut të majtë prishtinasit çfarë nuk thonë. Kërkohet të dihet se cili është “jagoja”. Naim Murseli gej, manjak, i zhytur në borxhe, xheloz, vrasës e të tjera. Në dialog e sipër më pyesin të paftuarit e tavolinës për bri. Xhit bëhet? Ju them se Kadri Hazbiut në qeli që ai të mos kafshonte gjuhën dhe të vdiste nga hemoragjia ja shkulën të gjithë dhëmbët dhe dhëmballët. Kështu duhet vepruar dhe me Naim Murselin. Natyrisht para se ta kenë katandisur tridhjetë kilegram. Epo nuk të lë bota më kundërshtojnë. Shkelen të drejtat e njeriut. E di ju përgjigjem. Dhe u tregoj një detaj nga bota e vajtojcave. Vajet e tyre i mbajnë njerëzit të gozhduar në morte. Poemat e tyre janë pambarim. Por ka dhe çaste kur vajtojcat nuk i thonë vargjet e vajit me zë të lart, as me zë të ulët. Ato me buzë ja bëjnë më ….më ….më e u…u…u. Këta tinguj e që janë fjalë e që dalin nga goja vajtojcat i kyçin tek buzët. Nuk merret vesh asnjë mendim. Po ç’është ky kod? Vajtojcat ruajnë sekretin. Ato dinë atë që nuk duhet ta dinë familjarët dhe ata që janë në mort. E njëjta ndodh dhe me Naim Murselin. Edhe ai ja bën m…m…m..m ë…ë…ë..ë e u. .. u….u në qeli. Është një personazh që monologon. Jagoja i Shekspirit e thotë troç: – /Se faji flet vetiu//Edhe sikur të ish memec njeriu/.
Një nga studjuesit e letrave shqipe në Prizren më tregoj një ndodhi. Në bjeshkët e Pejës një bari me dele e la nusen e bukur në stan dhe niset për të çuar qumështin në baxhon më të afërt. Kur bariu po kthehej vuri re se kali ndaloi dhe dhe po i binte tokës me patkonj. Bariu u çudit. Ai e ktheu kokën lart nga bjeshka. Dëgjoj zërin e një gruaje që këndonte. E njohu. Ishte zëri i nuses së tij. Bobo i tha vetes. Nusen ma paskan rrëmbyer shkitë. U nis për andej nga dëgjohej kënga. Me nusen bariu kishte një kod. Çdo shqetësim të saj ai do ta merte vesh me anë të këngës. Fluturoi mbi kal andej nga dëgjohej kënga e nuses së rrëmbyer. Çfarë kishte ndodhur? Pasi shkitë e kishin rrëmbyer nusen e bukur ishin nisur në drejtim të Serbisë. Por kur kishin arritur afër vijës së kufirit kosovarja e bukur u qe lutur shkive që ata ta lejonin, që të këndonte një këngë për herë të fundit. Dhe ata e kishin lejuar. Me këngën nusja e informoi të shoqin se çfarë i kishte ndodhur. Tregojnë se bariu fluturoi me kalin drejt bjeshkës së Pejës. Kaq dihet. Ai nuk e kthye më në Kosovë. As ai dhe as nusja si hënë Peje. Oh sa shumë ndryshon ai bariu i bjeshkës së Pejës me Naim Murselin, që vrau Liridonën. Me piskam vaj sjell në mendje atë që thotë Makbethi:- /U bëftë e daltë si do zoti vetë//Që sot s’kam ditë e orë e çast të qetë/”.
U ktheva në Tiranë dhe shfletova shënimet. Mbeta i pakënaqur. Lavdërohej midis të tjerave dhe policia e Kosovës. Ajo e paska zbuluar krimin. Profka. Naim Murseli me veprim që bëri u vetdoërëzua. Plani i tij për krimin ndaj Liridonës qe prej idjoti. Tani duket policia dhe hetuesia. Dhe unë shtova në shkrim një detaj nga vrasja e Mehmet Shehut. Hetuesi që e xhevshi lakuriq trupin e Mehmet Shehut për të kqyrur kufomën vuri re se ish kryeministri para se të vriste veten i kishte pastruar organet gjenitale. Kryehetuesi e urdhëroi grupin, që të mblidheshin qimet dhe të gjëndej makina në tualet. Pasi u bën këto veprime ai tha: – “Mehmet Shehu ka vrarë veten!”. Nëse do ta kishte vrarë dikush tjetër nuk do të mundëte që t’ja pastronte organet gjenitale. Praktikisht ishte e pamundur. Kështu është dhe puna e Naim Mureslit, i cili nëse është biseksual apo monstër e ndyrë policia të fillojnë analizat shkencore. Kush janë paranojat atavike të Naim Murselit? Jagoja i Sheksiprit flet për “dhelpër dhe ngjalë”. Otelloja shton: – /Pa fjalë e ka fajin hëna: shumë herë i vjen më afër dheut sesa ka zakon// Dhe i bën njerëzit të marrë/. Kupa e durimit për të zbërthyer Naim Murselin e denatyruar kërkon ta çkokolepsësh krimin e krupshëm: “Ç’janë këto gjama që po i bjen era?” është titulli i një kënge që këndohet në fshatin e Liriodës në Rracaj. Nga mendimet që kam mbledhur kosovarët njëzëri thonë se Naim Murseli na ka koritur. Serbët i kemi komshinj të kqinj. A e di ai “burracaku” i Qoses se veprimin e tij nuk e kanë bërë vëllezërit e tij kosovar kur shkitë në vitin1999 ua kanë përdhunuar gratë në sytë e tyre dhe të gjithë fshatit. Sot në Kosovë ka gra që kanë lindur djem dhe vajza nga ushtarët serb. Dhe këta djem dhe vajza me gjak serbi janë “pronar” e “zot shtëpie” në trollin kosovar. Edhe një detaj. Shumë femra që u përdhunuan nga ushtarakët serb dhe mbetën shtaëzëna shkonin tek një mami që e kishte shtëpinë mbi një shkëmb, i cili varej mbi Drinin e Bardhë. Kjo mami e pashkollë ua hiqte fëmijët grave fatkeqe dhe i hidhte vrik e vrik në lum, ca të gjallë e ca të vdekur. Edhe tani trumbat e galave kërkojnë në ujërat Drinit kufomat e fëmijëve të ushtarakëve serb. A i dinte këto drama grimë për grimë Naim Murseli? Ç’vepër dreqërie ka bërë ky i mallkuar dhe që na e paska ditur “sekretin” Liridona? Ky është një krim të cilin po e rrahin furtunat. Shkurt. Naim Murseli ishte një doç. Një personazh tek “Romeo dhe Zhuljeta” thotë: – /Se një të fshehtë midis dy personash//E ruan vetëm njëri/.
Gjithsesi duhet parë dhe struktura e shëndetit mendor të Naim Murselit. Bota qerthullore e padukëshme e tij. Mos është i marrë? Dhe vrasjen e Liridonës me overdozën e negativitetit e bëri i ngufosur me vrundullima për një motiv të rëndomtë. Është një pikë e mundëshme e gjëmës. Ne jemi një shoqëri e kthyer së prapthi më thoshte shpesh miku im Moikom Zeqo. Ai botoi dhe një libër me titull “Universi së prapthi”. Të gjithë personazhet e tragjedisa së Liridonës të cilëve u lakohet emri në media duhet të flasin. Edhe ai biznesmeni me emër nuk ka se përse të hesht,
Vrasja e Liridonës ngjalli shumë revoltë. Lartësia e dëshpërimit është e pamatëshme. Genta Pashaj nga Çikagua më postoi një trëndafil për ta çuar mbi varrin e Liridonës në fshatin Rracaj të Gjakovës. Siç më tregojnë Liridona ka bërë të mira tek njerëzit e Naimit. Por në rrethinat e Gjakovës ka një proverb, i cili thotë: – “O udhëtar! Mos kalo nga fshati ku ke bërë nder!” Këto ditë më dërgoj një mesazh Katina nga Himara. Këngëtarja me emër po përgatitë një këngë për Liridonën. Po kështu dhe Tomorr Lelua në Lumin e Vlorës.
What's Your Reaction?