Profesor Xhevat Lloshi: Shqiptarë, nuk e meritoni të jetoni në bodrumet e Greqisë!
Profesor Xhevat Lloshi thotë se lëvizja e të rinjve jashtë vendit është një e drejtë e tyre dhe ky është një fenomen që po ndodh në shumë vende, edhe ato perëndimore. I ftuar në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga në Dritare TV, profesor Lloshi shprehet se kushdo është i lirë të lëvizë, por duhet të […]
Profesor Xhevat Lloshi thotë se lëvizja e të rinjve jashtë vendit është një e drejtë e tyre dhe ky është një fenomen që po ndodh në shumë vende, edhe ato perëndimore. I ftuar në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga në Dritare TV, profesor Lloshi shprehet se kushdo është i lirë të lëvizë, por duhet të dijë se ku po shkon, pasi të rinjtë shqiptarë, nuk e meritojnë të emigrojnë dhe të shërbejnë në vendet fqinje, ku mund të jenë zotër, këtu në vendin e tyre.
“Largimi i të njerëzve nga vendet e tyre është një fenomen në të gjithë botën. Ndodh kudo dhe kjo është normale, nuk mund të ndalojmë lëvizjen e lirë. Por njerëzit duhet ta dinë se ku po shkojnë. Po e lë Shqipërinë, por për çfarë? Për cilin vend? A e di se ku po shkon, çfarë të pret atje? Minimalisht duhet të informohesh.
Unë shkoj në Greqi shpesh dhe kam parë shqiptarët tanë, që jetojnë në bodrumet e Selanikut, apo të Athinës. Por shqiptarët nuk e meritojnë, ne nuk e meritojmë të jetojmë në bodrumet e grekëve. U kam thënë studentëve të mi, kujdes ku shkoni, mirë informohuni.
Kur janë kthyer kemi biseduar sërish e më janë shprehur se nuk e gjenin veten atje. Të rinjtë shqiptarë janë të kulturuar, të ditur, me një nivel të arritur arsimor që nuk e meritojnë të shkojnë të shërbejnë në vendet e tjera”, u shpreh profesor Xhevat Lloshi në Dritare TV./L.F-dritare.net
What's Your Reaction?