Programi hapësinor indian eksploron Vrimat e Zeza
Organizata Indiane e Kërkimit Hapësinor (ISRO) ka nisur një mision për të eksploruar vrimat e zeza me një observator të ri hapësinor. Kreu i ISRO, Sreedhara Somanath njoftoi sot se lëshimi i raketës mbajtëse nga qendra hapësinore Sriharikota kishte qenë i suksesshëm. Kanali televiziv indian NDTV raportoi se prodhimi i satelitit, i cili pritet të […]
Organizata Indiane e Kërkimit Hapësinor (ISRO) ka nisur një mision për të eksploruar vrimat e zeza me një observator të ri hapësinor.
Kanali televiziv indian NDTV raportoi se prodhimi i satelitit, i cili pritet të ketë një jetëgjatësi prej më shumë se pesë vjet, kushtoi rreth 30 milionë dollarë.
India ka plane gjithnjë e më ambicioze hapësinore. Së fundmi, kryeministri Narendra Modi tha se vendi i tij dëshiron të dërgojë një astronaut në Hënë për herë të parë deri në vitin 2040 dhe se do të kishte një stacion hapësinor indian deri në vitin 2035./ ATSH
What's Your Reaction?