“Projekti i Portit të Durrësit do të mbarojë për 10 vite”, Alabbar: Do të ndërtojmë 12 mijë apartamente
Mohamed Alabbar, kreu i kompanisë “Emaar” që do të merret me ndërtimin e Portit të Durrësit deklaroi në një intervistë ekskluzive për Blendi Fevziun në “Opinion” se ky projekt mund të përfundojë për 10 vite. Sipas Alabbar, do të realizohen rreth 12 mijë apartamente, 300 vende për jahtet si dhe shumë hapësira me shërbime të […]
Mohamed Alabbar, kreu i kompanisë “Emaar” që do të merret me ndërtimin e Portit të Durrësit deklaroi në një intervistë ekskluzive për Blendi Fevziun në “Opinion” se ky projekt mund të përfundojë për 10 vite. Sipas Alabbar, do të realizohen rreth 12 mijë apartamente, 300 vende për jahtet si dhe shumë hapësira me shërbime të reja.
Ai theksoi po ashtu se ka një interes të lartë të njerëzve nga shtete të ndryshme të botës për projektin, që nga Dubai e deri në Australi.
Pjesë nga intervista:
B: Po zona tjetër për sa kohë do të vazhdojë?
A: E dini, puna po na ecën shpejt. Nuk dua të gabohem por ndoshta ky projekt do të mbarojë për 10 vite.
B: Për 10 vite.
A: Qendra e Dubait u ndërtua për 15 vite.
B: Po, e di. Dhe sa apartamente, sa metra katrore do të keni në të gjithë projektin deri në fund?
A: Mendoj se do të arrijmë diku te 12 mijë apartamente.
B: 12 mijë apartamente?!
A: 12 mijë apartamente, po.
B: Dhe do të ketë shërbime të shumta. Bare, restorante…
A: Do ti ketë të gjitha. Restorantet, baret, klubet e marinës, mjediset sportive, parqet…
B: Dhe sa vende do të ketë për jahtet?
A: Për jahtet do të afrohemi diku te 300. 300 me 320. Por gjëja e mirë është se këto janë jahte të mëdha. Do të ketë hapësirë.
B: Sa i kënaqur jeni me zhvillimin e projektit deri më tani? Janë njerëzit të interesuar për të blerë?
A: Gjëja e mrekullueshme për Shqipërinë është se në më pyesni vërtetë… Gjërat po ecin kaq shpejt. Ne nënshkruajtëm kontratën tonë në shkurt të këtij viti.
B: Po, më pak se 1 vit më parë.
A: Po. Shikoje këtë. Për 8 muaj na u desh të bënim projektimin, projektimin e detajuar, tenderimin, vendosjen e çmimeve, të merrnim leje nga shteti. Në 8 muaj. Kjo është periudhë shumë e shkurtër.
B: Po, padyshim.
A: Por e dini çfarë? Mendoj se na duhet të ecim edhe më shpejt.
B: Më shpejt? Pse?
A: Pse jo?
B: Dhe njerëzit po blejnë?
A: Ky është lajmi i mirë. Arsyeja pse ne po punojmë kaq shpejtë është sepse interesi i publikut është kaq i bukur.
B: Janë shqiptar apo janë të huaj?
A: Është kombinim. Shumica janë shqiptar por kemi edhe shumë nga Mbretëria e Bashkuar, nga Gjermania, nga Italia, nga Shtetet e Bashkuara, nga Dubai.
B: Janë shqiptarë që rrinë jashtë apo..?
A: Kemi një kombinim kombësish.
B: Ka edhe nga Dubai.
A: Po, ka edhe nga Dubai.
B: Vijnë nga Dubai për të blerë shtëpi këtu.
A: Kemi parë interes edhe nga Kina dhe u çuditëm nga interesi nga Kina, nga Kanadaja, nga Australia.
B: Njerëzit nga Kina dhe Australia duan të blejnë…
A: E dini çfarë do të ndryshojë? Pasi ne të hapim 4-5 ndërtesat tona të para, baza e klientëve do të mahniten. E gjithë bota do të vijë këtu.
B: Jam i sigurt. Do të jetë një shembull…
A: Kjo ndodh në çdo projekt. Njerëzit duan gjithmonë ta ndjen pasi të hapen ndërtesat e para.
B: Le të themi që ky projekt do të ndryshojë po ashtu edhe qytetin e Durrësit?
A: Kështu shpresoj. Kështu shpresoj.
/a.r
What's Your Reaction?