Pronat dhe mjetet luksoze të bllokuara, Balla: S’ka më ankande! Do të përdoren nga RENEA dhe ‘Rrugorja’

Automjetet apo pronat e konfiskuara nga krimi nuk do të nxirren më në ankand, por do të përdoren për nevojat e strukturave të Policisë së Shtetit. Lajmi njoftohet nga ministri i Brendshëm, Taulant Balla, i cili përmes një reagimi bën me dije se automjetet e sekuestruara nga anëtarë të grupeve kriminale do t’i kalojnë Policisë […]

Janar 3, 2024 - 13:37
 0
Pronat dhe mjetet luksoze të bllokuara, Balla: S’ka më ankande! Do të përdoren nga RENEA dhe ‘Rrugorja’
Reklamë
Reklamë

Automjetet apo pronat e konfiskuara nga krimi nuk do të nxirren më në ankand, por do të përdoren për nevojat e strukturave të Policisë së Shtetit. Lajmi njoftohet nga ministri i Brendshëm, Taulant Balla, i cili përmes një reagimi bën me dije se automjetet e sekuestruara nga anëtarë të grupeve kriminale do t’i kalojnë Policisë së Shtetit për të përmbushur nevojat e saj.

“Mjetet luksoze të cilat përdoreshin nga anëtarë të organizatave kriminale, të konfiskuara, apo edhe të sekuestruara, do t’i kalojnë Policisë së Shtetit për të përmbushur nevojat e saj. Mjetet e shpejta do të përdoren nga Policia Rrugore, ndërsa mjete të tjera do t’i kalojnë Repartit RENEA për operacionet e tyre. Mjete apo prona të paluajtshme të krimit apo korrupsionit, të konfiskuara, nuk do të nxirren më në shitje, për të parandaluar rikthimin e tyre tek të njëjtët, por do të përdoren për nevoja të shtetit”, thekson ai.

Strukturat e drejtësisë në vend konfiskojnë prona të luajtshme apo jo, të cilat nxirren në ankand, por sipas këtij reagimi të ministrit, automjetet dhe pronat do të përdoren për nevoja të shtetit.

Reklamë
Reklamë

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.