“Provoni byrekun”, Federata Çeke jep këshilla për tifozët në prag të ndeshjes

“Provoni tavën e kosit dhe byrekun kur të shkoni në Shqipëri”. Kjo është thirrja që Federata Çeke i ka bërë tifozëve të saj në prag të ndeshjes me kuqezinjtë në Tiranë. Në një postim të dedikuar tërësisht kombëtares shqiptare, Federata vlerëson pjatat tradicionale shqiptare dhe i fton tifozët çekë që t’i provojnë ato. “Kuzhina shqiptare […]

Tetor 11, 2023 - 13:20
 0
“Provoni byrekun”, Federata Çeke jep këshilla për tifozët në prag të ndeshjes
Reklamë
Reklamë

“Provoni tavën e kosit dhe byrekun kur të shkoni në Shqipëri”. Kjo është thirrja që Federata Çeke i ka bërë tifozëve të saj në prag të ndeshjes me kuqezinjtë në Tiranë.

Në një postim të dedikuar tërësisht kombëtares shqiptare, Federata vlerëson pjatat tradicionale shqiptare dhe i fton tifozët çekë që t’i provojnë ato.

“Kuzhina shqiptare është interesante dhe e larmishme”. Në këtë mënyrë hapet artikulli prej dy faqesh vetëm për Shqipërinë dhe gatimet tradicionale të saj. Përveç kësaj, Federata Çeke i ka dhënë dhe disa këshilla tifozëve se si mos të ecin nëpër qytet me fanella apo shalle të kombëtares çeke. Sipas tyre, shqiptarët nuk kanë qëndrim negativ ndaj të huajve e aq më tepër ndaj çekëve, që çdo vit vijnë dhe frekuentojnë plazhet e Shqipërisë dhe jo vetëm, por dhe natyrën e bukur malore që vendi ynë ofron. Por, për shkak të nivelit të pritshëm të emocioneve dhe për të evituar tensionet e mundshme, Federata Çeke ka paralajmëruar tifozët e saj.

Reklamë
Reklamë

Në fund, shkrimi është mbyllur me një koment lidhur me trafikun e ngarkuar në Tiranë, si dhe detajet për marshimin në stadium.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.