“Pse gjithë kjo vuajtje?”, familja palestineze jeton në tendën mbi rrënojat e shtëpisë së bombarduar: Ky është vendi ynë

Familja Al-Kalut  jeton me kujtimet e tyre në Gaza pasi u shpërngulën për shkak të bombardimeve izraelite. Por ata u rikthyen për të jetuar në

Qeshor 13, 2024 - 14:55
 0
“Pse gjithë kjo vuajtje?”, familja palestineze jeton në tendën mbi rrënojat e shtëpisë së bombarduar: Ky është vendi ynë
Reklamë
Reklamë

Familja Al-Kalut  jeton me kujtimet e tyre në Gaza pasi u shpërngulën për shkak të bombardimeve izraelite.

Por ata u rikthyen për të jetuar në një tendë të madhe që kanë ngritur mbi rrënojat e shtëpisë.

“Ne jetojmë në këtë tendë sepse ky është vendi dhe shtëpia jonë. Është shtëpia jonë, nuk mund ta lëmë atë, ka ëndrrat dhe kujtimet tona”, tha Umm Nael al-Kalut, djali i së cilës u vra në luftën Hamas-Izrael.

Reklamë
Reklamë

“Ne kemi kujtime të mira në këtë shtëpi, po përpiqem të lehtësoj dhimbjen tonë dhe të gjej një vend ku të qëndrojmë. Ne nuk mund të qëndrojmë larg shtëpisë sonë, edhe nëse ka sulme të rënda (izraelite) , ne do të largohemi për një ose dy ditë dhe më pas do të kthehemi në vendin tonë”.

Shumë familje palestineze po jetojnë të njëjtën sprovë pasi sulmet ajrore dhe granatimet e rënda izraelite kanë vrarë dhjetëra mijëra njerëz dhe pothuajse kanë rrafshuar pjesën më të madhe të Rripit të Gazës, pas inkursionit të Hamasit në jug të Izraelit më 7 tetor, në të cilin vdiqën rreth 1200 njerëz dhe 250 të tjerë u morën peng.

Shumë shtëpi si ajo e al-Kalut janë bërë gërmadha, duke detyruar familjet të zhvendosen, disa prej të cilëve janë kthyer me shpresën se të paktën disa nga pasuritë e tyre mund të ishin kursyer nga bombardimet.

Shtëpia Al-Kalut, në qytetin verior të Gazës, Beit Lahia, përbëhej nga pesë kate, të cilat u shembën.

“Megjithë luftën që po luftojmë dhe të gjitha tragjeditë që kemi përjetuar, ne nuk mund të jetonim askund tjetër përveç këtu,” tha Ismail al-Kalut, bashkëshorti i Umm Nael.

“Pesë familje hanë, flenë dhe jetojnë në këtë tendë”.

Um Nael var rrobat në një vijë për t’u tharë dhe ujit bimët e saj. Gjen disa tenxhere dhe i vendos në zjarr.

“Pse gjithë kjo vuajtje? Çfarë gabim kemi bërë që e meritojmë gjithë këtë? Ne jemi të pafuqishëm , nuk kemi fare ndihmë në këtë (luftë)”, tha ai.

“Nuk mundëm të shpëtonim asgjë nga shtëpia, punishtja apo orenditë, gjithçka është nën rrënoja”./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.