Pse Njerëzit në Mbarë Botën Konsumojnë Kafe pas Darke?

Konsumi i kafesë pas një vakti është një traditë për miliona njerëz në mbarë botën. Pavarësisht nëse është ekspres apo Turke, kafeja shijohet për një sërë arsyesh dhe ka një gamë të gjerë përfitimesh shëndetësore. Shumë preferojnë të pinë edhe nga një filxhan pas darke, për të tjerë kjo mund të duket e pakuptimtë sepse […] The post Pse Njerëzit në Mbarë Botën Konsumojnë Kafe pas Darke? appeared first on AgroWeb.

Janar 12, 2024 - 16:04
 0
Pse Njerëzit në Mbarë Botën Konsumojnë Kafe pas Darke?
Reklamë
Reklamë

Konsumi i kafesë pas një vakti është një traditë për miliona njerëz në mbarë botën.

Pavarësisht nëse është ekspres apo Turke, kafeja shijohet për një sërë arsyesh dhe ka një gamë të gjerë përfitimesh shëndetësore.

Shumë preferojnë të pinë edhe nga një filxhan pas darke, për të tjerë kjo mund të duket e pakuptimtë sepse mund të largojë gjumin.

Reklamë
Reklamë

AgroWeb.org ju njeh më poshtë me disa nga arsyet se përse disa njerëz zgjedhin ta konsumojnë atë pikërishtë pas vaktit të darkës.

Tradita familjare

A ka diçka më të mirë se një filxhan kafeje pas një vakti të gatuar dhe të shijuar në shtëpi me të dashurit tuaj?

Shumë organizojnë ende dreka dhe darka familjare, për të mbajtur familjen të lidhur.

Dhe konsumi i kësaj pije kaq të dashur vetëm sa lë vend për më shumë biseda dhe çlodhje pas një vakti të madh familjar.

Kultura

Kultura të ndryshme preferojnë të konsumojnë një filxhan kafeje pas një vakti.

Për shembull, italianët preferojnë të pinë kapuçinon në mëngjes dhe kafenë në mbrëmje.

Holandezët në mbrëmjë preferojnë të konsumojnë një gotë të vogël me qumësht, që përmban një sasi të vogël kafeje. Kjo ka për qëllim të ndihmojë me tretjen e ushqimit.

Në Francë, pas darkës, kafeja e zezë zakonisht shërbehet me pak konjak.

Përmban pak kalori

Me kusht që të mos shtohet sheqer, qumësht apo ëmbëlsues tjetër, kafeja përmban saktësisht 0 kalori.

Për ata që hanë në restorante dhe përpiqen të humbasin peshë, kafeja e zezë është një alternativë e mrekullueshme ndaj ëmbëlsirave të pasura me kalori.

Kafeja është edhe një burim i pasur antioksidantësh, për të cilët besohet se ndihmojnë në reduktimin e peshës.

Largon ndjenën e përgjumjes

Konsumi i ushqimit në sasi të mëdha shkakton një rritje të niveleve të sheqerit në gjak. Për ta kompensuar, trupi lëshon insulinë.

Kjo nga ana tjetër bën që truri të rrisë prodhimin e serotoninës, një neurotransmetues përgjegjës për gjumin.

Në këtë rast, konsumi i kafesë mund të ndihmojë në uljen e ndjesisë së përgjumjes që vjen pas një vakti të madh.

Ndimon me tretjen

Një nga çrregullimet më të zakonshme tek njerëzit mbipeshë dhe të moshuarit është kapsllëku. Kafeina bën që muskujt e zorrëve të kontraktohen më shpesh. Kjo ndihmon që mbetjet dhe ushqimi të lëvizin dhe të dalin nga sistemi tretës më shpejt./AgroWeb.org

The post Pse Njerëzit në Mbarë Botën Konsumojnë Kafe pas Darke? appeared first on AgroWeb.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.