Pse vitet e fundit burrat kanë “frikë” nga martesa?

Blogerja e njohur në Tik Tok, Anya Haas ka postuar një video në TikTok në lidhje me përvojën e saj jashtëzakonisht zhgënjyese në lidhje me burrat. Me lot në sy ajo rrëfen se çoi dëm 7 vite më atë që dikur e mendonte si “burrin e ëndrrave”. Rrëfimi i saj duket se ka prekur shumë shikues. Shumë prej […]

Qeshor 14, 2024 - 11:15
 0
Pse vitet e fundit burrat kanë “frikë” nga martesa?
Reklamë
Reklamë

Blogerja e njohur në Tik Tok, Anya Haas ka postuar një video në TikTok në lidhje me përvojën e saj jashtëzakonisht zhgënjyese në lidhje me burrat. Me lot në sy ajo rrëfen se çoi dëm 7 vite më atë që dikur e mendonte si “burrin e ëndrrave”. Rrëfimi i saj duket se ka prekur shumë shikues. Shumë prej tyre e mbështetën, ndërsa të tjerë shprehen se vitet e fundit burrat refuzojnë të martohen e të krijojnë familje.

@anyahaas♬ original sound – anyahaas


Një 29-vjeçare e quajtur Ryan Spencer, pas takimeve të dështuara me 5 burra të ndryshëm ka komentuar: “Sa më duhet të pres?“, “A duhet të jem vetëm?

Reklamë
Reklamë

E rritur nga dy prindër që e adhurojnë njëri-tjetrin, ajo krijoi në mendjen e saj pritshmëri të mëdha. “Nuk e mohoj që jam ende në një delulu për dashurinë. Shoh akoma filma të Disney-t”, shkruan Spencer.

Taylor, 30 vjeç, ka vënë re se shumica e burrave që ka takuar i kushtojnë më shumë rëndësi marrëdhënieve intime. Lidhja e saj e vetme afatgjatë përfundoi një vit e gjysmë më parë, dhe që atëherë asnjë takim s’ka shkuar siç duhet.

Juristja 31-vjeçare, Anissa, pretendon se meshkujt që takon janë thjesht në kërkim të një “trofeu”.

“Ose dëshiron të bëjë seks me ty menjëherë. Ka që janë në lidhje tjetër, krijojnë thjesht fiksimin. Nuk u intereson të angazhohen.”

Sipas ekspertëve, kjo lloj qasjeje nga dy palët është theksuar pas pandemisë. Duket sikur burrat dhe gratë janë në kërkim të gjërave të ndryshme te njëri-tjetri.

Pas publikimit të një artikulli për këtë temë, mijëra gra ndanë historitë e tyre “horror” të takimeve.

“Gënjeshtar patologjik”

“I dënuar për abuzim seksual”

“Nuk pagoi as darkën.”

Këto e të tjera komente mbizotëronin ndjeshëm në rrëfimet e tyre.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.