Puna në shtet bëhet edhe më e lakmueshme, INSTAT: Pagat 22% më të larta se në privat

Shkalla e punësimit në vendin tonë përgjatë tremujorit të tretë të vitit ka shënuar rritje me 1.6% duke arritur nivelin 67.7%. Të dhënat e publikuara nga Instituti i Statistikave flasin për një pjesëmarrje prej 76.1% në forcat e punës. Hendeku mes punësimit të burrave dhe grave është 12.1 pikë për qindje, për shkak se gratë […]

Dhjetor 12, 2023 - 18:00
 0
Puna në shtet bëhet edhe më e lakmueshme, INSTAT: Pagat 22% më të larta se në privat
Reklamë
Reklamë

Shkalla e punësimit në vendin tonë përgjatë tremujorit të tretë të vitit ka shënuar rritje me 1.6% duke arritur nivelin 67.7%. Të dhënat e publikuara nga Instituti i Statistikave flasin për një pjesëmarrje prej 76.1% në forcat e punës.

Hendeku mes punësimit të burrave dhe grave është 12.1 pikë për qindje, për shkak se gratë kanë një përfshirje në forcat e punës me 70,2 %, ndërsa për burrat ky tregues është 82,2 %.

E përllogaritur sipas sektorëve, punësimi ulet me 2,5 % në sektorin e industrisë e shërbimeve, ndërsa rritet me 7,3 në sektorin e bujqësisë. Grupmosha 30-64 vjeç, përbën edhe shkallën më të lartë të punësimit në masën 78,2 %.

Reklamë
Reklamë

Nga ana tjetër, përgjatë tremujorit të tretë të vitit paga mesatare mujore bruto për 1 të punësuar u rrit me 16 % krahasuar me vitin e kaluar duke u përllogaritur në vlerën e 71.486 Lekë.

Sipas INSTAT, profesionet më të paguara janë ato të administratës shtetërore si arsimi, shëndetësia, ligjvënësit, mbrojtja, menaxherët etj, ndërkohë që sektori privat i fokusuar në aktivitetet financiare.

Sigurimi, komunikacioni, bujqësia e tregtia vijojnë të mbajnë paga nën mesataren. Në këtë mënyrë, paga në sektorin privat është mesatarisht 22% më e ulët se ajo në shtet.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.