Punonte edukatore, Ornela Vangjeli njëra prej viktimave në Korçë. Ja kush i gjeti nënë e bijë pajetë në banesë
Fotoja që shihni më poshtë është e 54-vjeçares Ornela Vangjeli, e cila u gjet pajetë në banesë së bashku me nënën e saj. Mësohet se 54-vjecarja ishte edukatore në fshatin Vithkuq dhe se ka qenë djali të moshuarës, 74-vjeçares Eleni Vangjeli, që i ka gjetur në banesë. Ai jetonte në Greqi dhe pasi nuk i […]
Fotoja që shihni më poshtë është e 54-vjeçares Ornela Vangjeli, e cila u gjet pajetë në banesë së bashku me nënën e saj.
Mësohet se 54-vjecarja ishte edukatore në fshatin Vithkuq dhe se ka qenë djali të moshuarës, 74-vjeçares Eleni Vangjeli, që i ka gjetur në banesë. Ai jetonte në Greqi dhe pasi nuk i janë përgjigjur, ëshë nisur në për në Shqipëri ku i ka gjetur pajetë.
Mësohet se nënë e bijë jetonin bashkë në këtë banesë, e moshuara ishte e paralizuar dhe nuk mund të lëvizte. Për nënën kujdesej vajza e saj.
Sipas policisë dyshohet se vajza e saj mund të ketë pësuar arrest kardiak dhe gjatë kësaj kohe e moshuara nuk ka pasur mundësi reagimi. Nga grupi hetimor bëhet e ditur se banesa ishte plotësisht e mbyllur nga brënda. Sipas grupit hetimor të dyja kanë pësuar vdekje natyrale, teksa dyshohet se e para ka ndërruar jetë vajza.
Ndërkohë për nënën dyshohet se lënia pas dore e medikamenteve ose ndonjë rrethanë tjetër që lidhej me shëndetin e saj mund ti ketë shkaktuar vdekjen./m.j
What's Your Reaction?