Pure me Patate dhe Brokoli, Shije dhe Vlera Në Një Pjatë të Vetme

Shtoni pak ngjyrë në purenë e patateve duke shtuar brokoli në përzierje. Jo vetëm kaq! Në këtë mënyrë ju do të pasuroni në vlera dhe shije pjatën e thjeshtë të puresë së patateve, e cila do të kthehet shpejt në të preferuarën tuaj. Përbërësit 1 kg patate të vogla të prera në copa 285 gr […] The post Pure me Patate dhe Brokoli, Shije dhe Vlera Në Një Pjatë të Vetme appeared first on AgroWeb.

Janar 12, 2024 - 15:46
 0
Pure me Patate dhe Brokoli, Shije dhe Vlera Në Një Pjatë të Vetme
Reklamë
Reklamë

Shtoni pak ngjyrë në purenë e patateve duke shtuar brokoli në përzierje. Jo vetëm kaq! Në këtë mënyrë ju do të pasuroni në vlera dhe shije pjatën e thjeshtë të puresë së patateve, e cila do të kthehet shpejt në të preferuarën tuaj.

Përbërësit

  • 1 kg patate të vogla të prera në copa
  • 285 gr brokoli (të copëtuara)
  • 65 gr djathë kaçkavall i grirë
  • 120 ml qumësht pa yndyrë, i ngrohur
  • Kripë dhe piper për shije

Përgatitja

Reklamë
Reklamë

Pasi të lani dhe të qëroni patatet vendosnini ato në zierje me avull për 10 minuta.

Vendosni brokolin sipër, mbulojeni dhe ziejini në avull derisa patatet dhe brokoli të zbuten, 6 deri në 8 minuta më shumë.

Transferoni brokolin në një tas të madh dhe përpunojeni në mënyrë që të fillojë të zbutet. Shtoni më pas patatet, djathin, qumështin, kripën dhe piperin dhe vazhdoni t’i grini sa të arrini konsistencën e dëshiruar. Shërbejeni menjëherë.

The post Pure me Patate dhe Brokoli, Shije dhe Vlera Në Një Pjatë të Vetme appeared first on AgroWeb.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.