Putin hakmerret ndaj kryeprokurorit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale, i kufizon hyrjen në Rusi: E akuzuan ‘carin’ për krime lufte

Rusia ua ka ndaluar hyrjen 54 shtetasve britanikë, përfshirë edhe kryeprokurorit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP), Karim Khan. Ky vendim i Moskës erdhi si kundërpërgjigje ndaj sanksioneve që Mbretëria e Bashkuar vendosi ndaj qytetarëve rusë dhe kompanive ruse, tha Ministria e Jashtme e Rusisë. GJNP në mars ka lëshuar një urdhërarrestim për presidentin rus, Vladimir […]

Gusht 18, 2023 - 21:05
 0
Putin hakmerret ndaj kryeprokurorit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale, i kufizon hyrjen në Rusi: E akuzuan ‘carin’ për krime lufte
Reklamë
Reklamë

Rusia ua ka ndaluar hyrjen 54 shtetasve britanikë, përfshirë edhe kryeprokurorit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP), Karim Khan.

Ky vendim i Moskës erdhi si kundërpërgjigje ndaj sanksioneve që Mbretëria e Bashkuar vendosi ndaj qytetarëve rusë dhe kompanive ruse, tha Ministria e Jashtme e Rusisë.

GJNP në mars ka lëshuar një urdhërarrestim për presidentin rus, Vladimir Putin, duke e akuzuar për krime lufte. Urdhërarrestimi u lëshua lidhur me dëbimin e qindra fëmijëve nga Ukraina.

Reklamë
Reklamë

Gjykata Penale Ndërkombëtare lëshon urdhërarrestim për Putinin

Në listën e ndalesës për hyrje në Rusi janë edhe sekretarja shtetërore për Mbrojtje, Annabel Goldie, por edhe një sërë gazetarësh të BBC-së, Guardian dhe Daily Telegraph.

Rusia paralajmëroi se do të vazhdojë të zgjerojë listën në shenjë hakmarrjeje ndaj sanksioneve perëndimore.

Që kur Moska nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës në shkurtin e kaluar, shtetet Perëndimore kanë vendosur një sërë sanksionesh ndaj Rusisë./REL

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.