“Putin nuk e urdhëroi vrasjen e Navalnyt”, Inteligjenca amerikane zbulon informacionet për opozitarin rus
Urdhri për vdekjen e opozitarit rus, Alexei Navalny nuk është dhënë nga Vladimir Putin. Burime ekskluzive për median e njohur amerikane Wall Street Journal theksojnë se Putin ka shumë pak gjasa që të ketë urdhëruar një aksion të tillë dhe madje nuk ka qenë pjesë e organizimit të planit. Një gjë e tillë konfirmohet nga […]
Urdhri për vdekjen e opozitarit rus, Alexei Navalny nuk është dhënë nga Vladimir Putin. Burime ekskluzive për median e njohur amerikane Wall Street Journal theksojnë se Putin ka shumë pak gjasa që të ketë urdhëruar një aksion të tillë dhe madje nuk ka qenë pjesë e organizimit të planit.
Një gjë e tillë konfirmohet nga Inteligjenca Amerikane dhe njësitë e Inteligjencë së Departamentit të Shtetit, citon Wall Street Journal. Vlerësimi i SHBA-së bazohet në një sërë informacionesh, duke përfshirë madje edhe inteligjencën e klasifikuar, dhe një analizë të fakteve publike, duke përfshirë kohën e vdekjes së tij dhe mënyrën se si ajo ndikoi në rizgjedhjen e Putinit.
Disa agjenci të inteligjencës evropiane janë vënë në dijeni për pikëpamjen e SHBA. Por disa vende mbeten skeptike për faktin nëse Putini nuk kishte rol të drejtpërdrejtë në vdekjen e Navalny. Në një sistem të kontrolluar fort si Rusia e Putinit, është e dyshimtë se Navalnit mund t’i ketë ardhur fundi pa vetëdijen paraprake të presidentit, theksojnë zyrtarë evropianë për Ëall Street Journal.
Aleatët e Navalny insistojnë se vdekja e tij ishte orkestruar nga Kremlini. Në një deklaratë, Leonid Volkov, aleat për një kohë të gjatë i Navalny, hodhi poshtë vlerësimin e komunitetit të inteligjencës amerikane si naive.
Navalny, i cili ishte 47 vjeç kur vdiq ishte fytyra e zëshme e rezistencës brenda Rusisë ndaj sundimit gjithnjë e më autoritar dhe të korruptuar të Vladimir Putini. Ai kishte vuajtur tre dënime me burg që arrinin më shumë se 30 vjet me akuza që ai dhe mbështetësit e tij thanë se ishin të sajuara.
/a.r
What's Your Reaction?