Putin “piloton” bishën hipersonike, ja “Mjellma e bardhë” që shqetëson NATO-n dhe SHBA

Në kulmin e tensioneve midis Rusisë dhe Perëndimit, Vladimir Putin është ngjitur vetë në bordin e avionit supersonik Tupolev Tu-160m, duke fluturuar me bombarduesin e rëndë, që është kthyer në shqetësim të madh për NATO-n dhe SHBA. Lideri i Kremlinit e ka testuar personalisht avionin e quajtur “Blackjack” nga NATO dhe “Mjellma e bardhë” nga […]

Shkurt 22, 2024 - 22:17
 0
Putin “piloton” bishën hipersonike, ja “Mjellma e bardhë” që shqetëson NATO-n dhe SHBA
Reklamë
Reklamë

Në kulmin e tensioneve midis Rusisë dhe Perëndimit, Vladimir Putin është ngjitur vetë në bordin e avionit supersonik Tupolev Tu-160m, duke fluturuar me bombarduesin e rëndë, që është kthyer në shqetësim të madh për NATO-n dhe SHBA.

Lideri i Kremlinit e ka testuar personalisht avionin e quajtur “Blackjack” nga NATO dhe “Mjellma e bardhë” nga rusët.

Putin veshi uniformën e një piloti dhe u ul në kabinën e avionit luftarak supersonik të teknologjisë së lartë, me synimin për të kontrolluar cilësinë e modernizimit të tij.

Reklamë
Reklamë

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov u tha gazetarëve se fluturimi i Putinit me “Tupolev”, i cili “u ngrit” nga një pistë në një fabrikë të Forcave Ajrore Ruse në Kazan, ka zgjatur rreth 40 minuta, ndërsa sqaroi se “intinerari i këtij fluturimi është sekret shtetëror”.

Ngritja në ajër e bombarduesit që godet me raketa strategjike Tu-160M u transmetua drejtpërdrejt në televizionin shtetëror rus, ndërsa u cilësua një “ngjarje unike”.

Sipas një citimi nga agjencia shtetërore e lajmeve Tass, Putin pas fluturimit testues deklaroi se bombarduesi i raketave strategjike Tu-160M ​​(i përmirësuar) mund të hyjë së shpejti në shërbim me forcat e armatosura ruse.

Unë do të përsëris atë që i kam thënë tashmë komandantit të aeroplanit dhe drejtuesve të Ministrisë së Mbrojtjes: ai me siguri mund të hyjë në shërbim në Forcat e Armatosura”, tha Putin, duke e përshkruar avionin si të besueshëm.

Sa i përket Tupolev Tu-160m, ai është një bombardues hipersonik i kalibrit të rëndë, i projektuar për të goditur objektivat në zona të largëta me armë bërthamore dhe konvencionale.

Bombarduesi Tu-160m është avioni më i madh hipersonik në historinë e aviacionit ushtarak dhe avioni më i rëndë luftarak në botë.

Putin tashmë ka fluturuar me avionë të ndryshëm ushtarakë, përfshirë avionë luftarakë. Përveç kësaj, ai tashmë ka fluturuar me modelin e mëparshëm të bombarduesit Tu-160, në gusht 2005.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.