Putin vetë nën hetim për krime kundër njerëzimit, thirrje Izraelit e Hamasit: Minimizoni viktimat civile! Lërini fëmijët dhe gratë

Presidenti rus, Vladimir Putin, u ka bërë thirrje të dyja palëve në luftimet midis Izraelit dhe Hamasit, që të “minimizojnë ose zvogëlojnë në zero” viktimat civile. Në një deklaratë nga Moska për konfliktin e gjatë izraelito-palestinez, Putin është shprehur se sipas tij, mungesa e një zgjidhjeje mes dy shteteve ka çuar në “shpërthimin e dhunës” […]

Tetor 11, 2023 - 18:15
 0
Putin vetë nën hetim për krime kundër njerëzimit, thirrje Izraelit e Hamasit: Minimizoni viktimat civile! Lërini fëmijët dhe gratë
Reklamë
Reklamë

Presidenti rus, Vladimir Putin, u ka bërë thirrje të dyja palëve në luftimet midis Izraelit dhe Hamasit, që të “minimizojnë ose zvogëlojnë në zero” viktimat civile.

Në një deklaratë nga Moska për konfliktin e gjatë izraelito-palestinez, Putin është shprehur se sipas tij, mungesa e një zgjidhjeje mes dy shteteve ka çuar në “shpërthimin e dhunës” aktuale.

“Izraeli, siç e dimë u krijua, por Palestina si një shtet sovran i pavarur nuk u krijua kurrë, nuk ndodhi”, është shprehur ai.

Reklamë
Reklamë

Më tej, presidenti rus shprehu shqetësimin e tij për dhunën në rritje dhe kërkoi të shmangen goditjet ndaj grave, fëmijëve dhe të moshuarve.

 “Ne e kuptojmë se hidhërimi nga të dyja palët është shumë i madh, por pavarësisht se cili është niveli i hidhërimit nga të dyja palët, ne ende duhet të përpiqemi të minimizojmë ose reduktojmë në zero humbjet në mesin e popullatës civile, midis grave, fëmijëve dhe të moshuarve”, tha Putin. “Nëse burrat vendosin të luftojnë mes tyre, le të luftojnë mes tyre. Lërini fëmijët dhe gratë vetëm”, ka thënë ai ndër të tjera.

Komentet e Putinit sipas CNN, vijnë ndërsa ai po vazhdon një luftë kundër Ukrainës, si dhe po hetohet nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për krime kundër njerëzimit , ndër të tjera, për akuza për shënjestrimin e civilëve.

Deklaratën e tij Putin e mbajti në një seancë plenare të forumit ndërkombëtar “Java e Energjisë Ruse” në Moskë, ku mori pjesë edhe kryeministri i Republikës së Irakut, Mohammed al-Sudani, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Rusi./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.