Qarkullimi gjatë sezonit turistik, policia nis kufizimet në fundjavë në disa akse të vendit

Me fillimin e sezonit turistik veror dhe në kuadër të masave lehtësuese për qarkullimin e mjeteve, Policia e Shtetit bën me dije se më datë 15.06.2024, fillon zbatimi i kufizimeve të parashikuara në udhëzimin e përbashkët, gjatë fundjavës dhe gjatë ditëve të festave zyrtare. Akset rrugore për të cilat do të zbatohen kufizimet, sipas udhëzimit, […]

Qeshor 14, 2024 - 12:35
 0
Qarkullimi gjatë sezonit turistik, policia nis kufizimet në fundjavë në disa akse të vendit
Reklamë
Reklamë

Me fillimin e sezonit turistik veror dhe në kuadër të masave lehtësuese për qarkullimin e mjeteve, Policia e Shtetit bën me dije se më datë 15.06.2024, fillon zbatimi i kufizimeve të parashikuara në udhëzimin e përbashkët, gjatë fundjavës dhe gjatë ditëve të festave zyrtare.

Akset rrugore për të cilat do të zbatohen kufizimet, sipas udhëzimit, janë:

1-Shkodër-Hani Hotit

Reklamë
Reklamë

Shkodër-Muriqan

Shkodër-Plazhi Zogaj

Shkodër-Plazhi Shirokë

Shkodër-Velipojë

Shkodër-Shëngjin

2-Lezhë-Shëngjin

Lezhë-Patok

Lezhë-Kryqëzimi Milot-Kukës

3-Tiranë-Durrës

Tiranë-Gjiri i Lalëzit

4-Elbasan-Pogradec

Elbasan-Rrogozhinë

5-Durrës-Currila

Durrës-Gjiri i Lalëzit

Durrës-Kavajë

Durrës-Kryqëzimi Milot-Kukës

6-Kavajë-Plazhi i Gjeneralit

Kavajë-Spille

Kavajë-Lushnjë

7-Fier-Lushnjë

Fier-Seman

Fier-Plazhet e Poros

8-Vlorë-Zvërnec

Vlorë-Palasë-Dhërmi-Sarandë

Sarandë-Qafë Botë

Sarandë-Butrint

9-Pogradec-Lin-Qafë Thanë

Pogradec-Tushemisht

10-Tepelenë-Gjirokastër-Kakavije

11-Bajram Curri-Qafë Morinë.

Bajram Curri-Valbonë

Duke marrë shkas nga turizmi i shtuar, i cili reflekton rritje të mjeteve në qarkullim, veçanërisht gjatë sezonit turistik veror, Policia e Shtetit apelon për zbatim të kufizimeve të parashikuara për mjetet e transportit të mallrave, me qëllim lehtësimin e lëvizjes dhe aksesit për pushuesit e huaj dhe vendas.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.