Qëlloi me armë ndaj dy personave në Tiranë dhe një tjetri në Luksemburg, nis gjyqi ndaj të shumëkërkuarit

Një person i shumëkërkuar nga Interpoli shqiptar, do të dalë sot më 14 nëntor para gjykatës së qarkut të Luksemburgut për tentativë vrasje. Ai dyshohet se ka qëlluar një person tjetër në vitin 2020 në Remich, të Luksemburgut. Pasditen e së martës, para gjykatës së qarkut të Luksemburgut fillon gjyqi i Aldo Iamandi (Gjini), i […]

Nëntor 14, 2023 - 15:31
 0
Qëlloi me armë ndaj dy personave në Tiranë dhe një tjetri në Luksemburg, nis gjyqi ndaj të shumëkërkuarit
Reklamë
Reklamë

Një person i shumëkërkuar nga Interpoli shqiptar, do të dalë sot më 14 nëntor para gjykatës së qarkut të Luksemburgut për tentativë vrasje. Ai dyshohet se ka qëlluar një person tjetër në vitin 2020 në Remich, të Luksemburgut. Pasditen e së martës, para gjykatës së qarkut të Luksemburgut fillon gjyqi i Aldo Iamandi (Gjini), i cili u vendos në shkurt 2021 në listën e kriminelëve më të kërkuar në Evropë.

Ai kërkohej për tentativë vrasje në Luksemburg. Iamandi u arrestua përfundimisht në fund të vitit 2021 në qendër të Brukselit. Aldo Iamandi akuzohet se ka qëlluar një burrë dhe e ka plagosur rëndë në këmbë në nëntor 2020 pranë urës kufitare në Remich. Sipas informacioneve të “Lwtzebuerger Wort”, mbrëmjen e ngjarjes, i akuzuari ka shkuar në një lokal në Remich në shoqërinë e disa femrave.

Aty ka shpërthyer një debat me një klient tjetër dhe më vonë në mbrëmje, rreth orës 23:00, i pandehuri ka përdorur armë zjarri ndaj këtij të fundit. Pas ngjarjeve, hetuesit supozuan se autori ishte arratisur në vendlindjen e tij, Shqipëri. Në vitin 2021, policia e Dukalit të Madh dha të dhëna vendimtare që çuan në arrestimin e të arratisurit. Shqiptari u arrestua më në fund në Bruksel të Belgjikës, ndoshta për shkak se ai ishte përfshirë në trafikun e gjerë të kokainës, epiqendra e së cilës ndodhej në kryeqytetin belg.

Reklamë
Reklamë

Pasditen e së martës, në kuadër të të shtënave në Remich në vitin 2020, Aldo Iamandi nuk do të jetë i vetëm në bankën e të akuzuarve. Një grua po ndiqet penalisht edhe për vrasje të mbetur në tentativë. ADN-ja e saj u gjet në një gëzhojë. Ajo dyshohet se i ka sjellë armën të akuzuarit.

Aldo Iamandi (Gjini) kërkohet në Shqipëri pasi në 24 korrik 2021 plagosi me armë në Tiranë Altin Gjokën 32-vjeç dhe Jetmir Marashin 28-vjeç.

Skeda e Gjinit nuk ndalet këtu. Në vitin 2011, ai është arrestuar nga policia italiane, pasi akuzohej për peng marrje. Më 20 shkurt të atij viti, bashkë me një tjetër shqiptar, Aldo Iamandi (Imeldi) Gjini morën peng një person, e çuan në rrugicat e grumbullimit të Grottammare dhe e dhunuan. Shkak në atë kohë u raportua se ishte bërë ndarja e territoreve për trafikimin e lëndëve narkotike.

Në vitin 2016, Aldo Gjini u arrestua bashkë me të vëllanë, Andis Gjini dhe një mikun e tyre, Kelvin Strati. Të tre akuzoheshin se ishin pjesë e një bande të lëndëve narkotike, pasi furnizonin me kokainë dhe marijuanë rrethinat në Ascoli Piceno. Sipas policisë, të rinjtë shqiptarë shisnin rreth 1 kilogramë kokainë në muaj dhe sigurisht shumë më shumë marijuanë.

Emri i tij doli së fundmi, edhe në rastin “Pizza Connection” në Saarbrücken, ku ishte përfshirë në trafikun e kokainës. Aldo Iamandi, i njohur në Shqipëri si Aldo Gjini, konsiderohet mes hetuesve – dhe jo vetëm në Luksemburg – si një element i rëndësishëm i krimit të organizuar. Dhe qëndrimet e tij të shpeshta në Luksemburg nuk ishin të rastësishme, shkruajnë mediat luksemburgase.

Aldo Iamandi (Gjini) u arrestua në Bruksel të Belgjikës në 11 dhjetor 2021. Më 17 mars 2022 ai u transferua në Luksemburg, ku është në lënë në paraburgim.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.