Qofte me Ajkë Kosi në Tavë – Receta Tradicionale me Shije të Përkryer
Gatimi i mishit në tavë sjell gjithnjë në mendje shumë shije dhe aroma fantastike. Përgatitja e tij sigurisht është sofistikuar ndër shekuj duke arritur deri shumëllojshmëria e përgatitjes së qofteve në tavë. Qoftet janë ideale si për t’u përgatitur ashtu dhe për t’u ngrënë në çdo kohë. Në këtë recetë AgroWeb.org ju tregon përgatitjen e […] The post Qofte me Ajkë Kosi në Tavë – Receta Tradicionale me Shije të Përkryer appeared first on AgroWeb.
Gatimi i mishit në tavë sjell gjithnjë në mendje shumë shije dhe aroma fantastike.
Përgatitja e tij sigurisht është sofistikuar ndër shekuj duke arritur deri shumëllojshmëria e përgatitjes së qofteve në tavë.
Qoftet janë ideale si për t’u përgatitur ashtu dhe për t’u ngrënë në çdo kohë.
Në këtë recetë AgroWeb.org ju tregon përgatitjen e një mënyre shumë të veçantë të gatimit të tyre.
Bashkimi i mishit të butë të qofteve, me ajkën e kosit është një shije që s’mund të lini pa e provuar.
Më poshtë do të gjeni hap pas hapi mënyrën e duhur të përgatitjes së kësaj recete të mrekullueshme.
Përbërësit
- 500 gr mish i grirë
- 250 ml ajkë kosi ose kos
- 150 gr djathë kaçkavall ose të bardhë
- 200 gr oriz
- 2-3 lugë miell misri ose bukë e thekur e thërrmuar
- 1 qepë
- 2 thelpinj hudhër
- 4 vezë
- kripë
- vaj ulliri
- piper i zi
Përgatitja
AgroWeb.org ju këshillon të filloni me zierjen e sasisë së orizit së paracaktuar.
Shtoni kripën dhe lëreni të ftohet pasi të jetë gati.
Në një tigan hidhni qepën e grirë në kubikë të vegjël me dy lugë gjelle ujë dhe lëreni të skuqet derisa uji të fillojë të avullojë.
Më pas shtoni pak vaj ulliri dhe lëreni derisa qepa të marrë pamje të artë.
Në një enë shtoni mishin e grirë, një vezë, qepën që keni përgatitur, hudhrën e grirë dhe orizin e zier, thërrimet e bukës apo miellin e misrit dhe punojini me dorë.
Formoni toptha të vegjël dhe hidhini përsëri në tigan me dy litra ujë të vluar më parë.
Lërini të ziejnë për 10-15 minuta dhe më pas hiqni me kujdes nga uji.
Përzieni ajkën e kosit me vezët e tjera dhe copat e djathit kaçkavall ose të bardhë derisa të jetë formuar një masë kremoze e trashë.
Zgjidhni një tavë për pjekje, lyejeni me pak vaj dhe shtrojini topthat e qofteve njëra pas tjetrës duke i hedhur sipër salcën e ajkës së kosit.
Futeni në furrë dhe piqeni në temperaturë 200 gradë për 20 minuta.
Shtoni sipër sipas dëshirës edhe pak piper të zi apo të kuqe dhe lëreni të piqet derisa ajka të jetë mpiksur.
Pasi të jetë bërë lëreni të ftohet pak dhe mund t’a shijoni të ngrohtë./AgroWeb.org
The post Qofte me Ajkë Kosi në Tavë – Receta Tradicionale me Shije të Përkryer appeared first on AgroWeb.
What's Your Reaction?