Qumështor me Petë dhe Arra të Pjekura – Shije e Përsosur në Shtëpi

Qumështori me Petë dhe Arra të Pjekura është një ëmbëlsirë e mrekullueshme, shija e të cilit është e papërshkruar kur përgatitet nga mjeshtëria e duarve të amvisave shqiptare. Fantastik për t’u konsumuar në çdo kohë, sidomos pas një vakti të plotë dreke apo edhe darke. Ideal për t’u shërbyer në raste festash e gëzimesh familjare, […] The post Qumështor me Petë dhe Arra të Pjekura – Shije e Përsosur në Shtëpi appeared first on AgroWeb.

Maj 31, 2024 - 16:50
 0
Qumështor me Petë dhe Arra të Pjekura – Shije e Përsosur në Shtëpi
Reklamë
Reklamë

Qumështori me Petë dhe Arra të Pjekura është një ëmbëlsirë e mrekullueshme, shija e të cilit është e papërshkruar kur përgatitet nga mjeshtëria e duarve të amvisave shqiptare.

Fantastik për t’u konsumuar në çdo kohë, sidomos pas një vakti të plotë dreke apo edhe darke.

Ideal për t’u shërbyer në raste festash e gëzimesh familjare, qumështori me petë e arra të pjekura qendron padyshim në krye në listës së shijshme të gatimeve shqiptare.

Reklamë
Reklamë

AgroWeb.org ju sugjeron më poshtë recetën tradicionale të përgatitjes së kësaj ëmbëlsire unike krejt lehtë në shtëpi.

Përgatitja e Qumështorit me Petë në Shtëpi 

Përbërësit 

(Përbërësit më poshtë janë për 4-5 persona)  

Për Kremin  

  • 2 kokrra vezë
  • 5 lugë gjelle sheqer
  • 2 lugë gjelle miell
  • 2 filxhan çaji me qumësht
  • Pak vanilje
  • 1 filxhan çaji me arra të qëruara

Për Petët 

  • 2 filxhanë çaji miell
  • 5-6 lugë gjelle me gjalpë të freskët

Për Shurupin 

  • 2 gota ujë me sheqer
  • 1 gotë e gjysmë me ujë

Përgatitja 

Si fillim, parangrohet furra dhe arrat e qëruara futen të piqen për 10-15 minuta. Më pas, largojini nga furra dhe shtypini pak.

Në një tenxhere hedhim vezët, sheqerin, pak qumësht dhe rrihen mirë duke shtuar miellin e situr.

Pastaj shtohet qumështi i nxehtë duke e trazuar vazhdimisht dhe vihet në zjarr që të marrë valë, pa ndërprerë të trazuarit.

Hiqet nga zjarri, shtohen arrat e pjekura, shtohet vanilje e holluar në qumësht dhe hidhet në enë tjetër që të ftohet.

Më pas, zihet brumi. Ndahet në pjesë të barabarta të punuara në formë topi, nga të cilat përgatiten petët. (këto hapen me dorë në tavolinë ose me petës)

Petët pasi janë hapur lihen të thahen pak, pastaj priten në madhësi pak më të mëdha se madhësia e tepsisë.

Lyhet tepsia me gjalpë, shtrojmë gjysmën e sasisë së petëve duke i spërkatur me gjalpë.

Hidhet mbi të kremi, sheshohet dhe mbi të shtrohen petët e tjera të skërkatura me gjalpë.

Anët e tepërta të petëve që mbeten jashtë tepsisë mbështillen nga brenda.

Lyhet sipërfaqja me gjalpë dhe piqet.

Pas pjekjes ftohet dhe pritet në copa.

Në fund i hidhet shurup i vakët dhe i trashë si i bakllavasë.

Sipas preferencës mund t’i shtoni ose jo edhe sherbet.

Mjafton të zjeni mirë sheqerin dhe ujin derisa të krijohet në masën e shurupit dhe më pas sherbetin e nxehtë hidhjani qumështorit, i cili duhet të jetë i ftohtë. /AgroWeb.org

The post Qumështor me Petë dhe Arra të Pjekura – Shije e Përsosur në Shtëpi appeared first on AgroWeb.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.