Qumështor me Petë dhe Sherbet – Delikatesë Shqiptare

Qumështori me Petë dhe Sherbet është një ëmbëlsirë e mrekullueshme, shija e të cilit është e papërshkruar kur përgatitet nga mjeshtëria e duarve të amvisave shqiptare. Fantastik për t’u konsumuar në çdo kohë, sidomos pas një vakti të plotë dreke apo edhe darke. Ideal për t’u shërbyer në raste festash e gëzimesh familjare, qumështori me […] The post Qumështor me Petë dhe Sherbet – Delikatesë Shqiptare appeared first on AgroWeb.

Prill 24, 2024 - 12:25
 0
Qumështor me Petë dhe Sherbet – Delikatesë Shqiptare
Reklamë
Reklamë

Qumështori me Petë dhe Sherbet është një ëmbëlsirë e mrekullueshme, shija e të cilit është e papërshkruar kur përgatitet nga mjeshtëria e duarve të amvisave shqiptare.

Fantastik për t’u konsumuar në çdo kohë, sidomos pas një vakti të plotë dreke apo edhe darke.

Ideal për t’u shërbyer në raste festash e gëzimesh familjare, qumështori me petë e sherbet qendron padyshim në krye në listës së shijshme të gatimeve shqiptare.

Reklamë
Reklamë

AgroWeb.org ju sugjeron më poshtë recetën tradicionale të përgatitjes së kësaj ëmbëlsire unike krejt lehtë në shtëpi.

Përgatitja e Qumështorit me Petë në Shtëpi

Përbërësit

(Përbërësit më poshtë janë për 4-5 persona)  

Për Kremin  

  • 2 kokrra vezë
  • 5 lugë gjelle sheqer
  • 2 lugë gjelle miell
  • 2 filxhan çaji me qumësht
  • Pak vanilje

Për Petët

  • 2 filxhanë çaji miell
  • 5-6 lugë gjelle me gjalpë të freskët

Për Shurupin

  • 2 gota ujë me sheqer
  • 1 gotë e gjysmë me ujë

Përgatitja

Zihet brumi. Ndahet në pjesë të barabarta të punuara në formë topi, nga të cilat përgatiten petët. (këto hapen me dorë në tavolinë ose me petës)

Petët pasi janë hapur lihen të thahen pak, pastaj priten në madhësi pak më të mëdha se madhësia e tepsisë.

Lyhet tepsia me gjalpë, shtrojmë gjysmën e sasisë së petëve duke i spërkatur me gjalpë.

Hidhet mbi të kremi, sheshohet dhe mbi të shtrohen petët e tjera të skërkatura me gjalpë.

Anët e tepërta të petëve që mbeten jashtë tepsisë mbështillen nga brenda.

Lyhet sipërfaqja me gjalpë dhe piqet.

Pas pjekjes ftohet dhe pritet në copa.

Në fund i hidhet shurup i vakët dhe i trashë si i bakllavasë.

Sipas preferencës kur ta servirni mund t’i shtoni sipër disa feta të holla bajamesh.

Përgatitja e kremit

Në një tenxhere hedhim vezët, sheqerin, pak qumësht dhe rrihen mirë duke shtuar miellin e situr.

Pastaj shtohet qumështi i nxehtë duke e trazuar vazhdimisht dhe vihet në zjarr që të marrë valë, pa ndërprerë të trazuarit.

Hiqet nga zjarri, shtohet vanilje e holluar në qumësht dhe hidhet në enë tjetër që të ftohet./AgroWeb.org

The post Qumështor me Petë dhe Sherbet – Delikatesë Shqiptare appeared first on AgroWeb.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.