“Qytetarja denoncoi se ai e goditi”, pezullohet nga puna efektivi në Berat

Një efektiv pranë Patrullës së Përgjithshme në Berat është pezulluar nga puna. Sipas njoftimit zyrtar të AMP-së, thuhet se punonjësi i policisë ka thyer rëndë Kodin Etik, ndërsa një qytetare është ankuar se është goditur nga ai. “Agjencia e Mbikëqyrjes Policore AMP (Rajoni Fier – Berat) ka kallëzuar penalisht një tjetër punonjës policie, për të […]

Gusht 13, 2023 - 09:12
 0
“Qytetarja denoncoi se ai e goditi”, pezullohet nga puna efektivi në Berat
Reklamë
Reklamë

Një efektiv pranë Patrullës së Përgjithshme në Berat është pezulluar nga puna. Sipas njoftimit zyrtar të AMP-së, thuhet se punonjësi i policisë ka thyer rëndë Kodin Etik, ndërsa një qytetare është ankuar se është goditur nga ai.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore AMP (Rajoni Fier – Berat) ka kallëzuar penalisht një tjetër punonjës policie, për të cilin është bërë edhe pezullimi nga detyra. Bëhet fjalë për D.T., efektiv pranë Patrullës së Përgjithshme, në Komisariatin e Policisë Berat, i cili me veprimet e tij ka thyer rëndë Kodin Etik të Policisë së Shtetit, ndërsa një qytetare është ankuar se është goditur nga efektivi i Policisë. Materialet hetimore paraprake i kaluan Prokurorisë pranë Giykatës së Shkallës së Parë me Juridiksion të Përgjithshëm, Berat”, thotë AMP.

Ndërsa hetimet për çështjen vijojnë, gazetari i Klan News Besar Bajraktaraj bën me dije se bëhet fjalë për shtetasin Dejvi Toska.

Reklamë
Reklamë

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.