Rama inspekton punimet në Velierën e Durrësit: Sa kohë u humb nga ata që iu vunë kundër. Këtu do organizohen evente gjatë natës në verë
Kryeministri Edi Rama, që po inspekton punimet në disa kantiere në Durrës, pa nga afër edhe velierën, në lagjen numër 1 të qytetit bregdetar. Rama përgëzoi punën e bërë për këtë vepër dhe kërkoi të përfundojë para qershorit, për të organizuar aty një festë në Ditën e Fëmijëve në 1 qershor. Kryeministri u përgjigj edhe […]
Kryeministri Edi Rama, që po inspekton punimet në disa kantiere në Durrës, pa nga afër edhe velierën, në lagjen numër 1 të qytetit bregdetar.
Rama përgëzoi punën e bërë për këtë vepër dhe kërkoi të përfundojë para qershorit, për të organizuar aty një festë në Ditën e Fëmijëve në 1 qershor. Kryeministri u përgjigj edhe kritikëve për këtë velierë.
“Imagjino sa kohë u humb me ata që iu vunë kundër, me histori prokuroria etj. Si nuk u bë një punë ku të të lënë pa penguar, pa të nxjerrë njerëz, pa të ngritur akuza. Në 1 qershor, duhet të bëjmë këtu Festën e Fëmijëve. Në verë, këtu mund të ketë evente natën. Është shumë komplekse si vepër”, tha ai./m.j
What's Your Reaction?