Rama për Beckenbauer: Shkëputet një tjetër copë e bukur e fëmijërisë sonë, kontribut i madh në futboll
Bota e futbollit por jo vetëm është në zi pas ndarjes nga jeta të legjendës gjermane, Franz Beckenbauer. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nëpërmjet një postimi në Facebook, përmend arritjet e “Kaizerit” dhe gjithashtu, i shpreh ngushëllime familjes. “Kaiser Franz ishte si një valltar i dalë nga koreografitë e mjeshtrave të baletit modern në qendrën […]
Bota e futbollit por jo vetëm është në zi pas ndarjes nga jeta të legjendës gjermane, Franz Beckenbauer. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nëpërmjet një postimi në Facebook, përmend arritjet e “Kaizerit” dhe gjithashtu, i shpreh ngushëllime familjes.
“Kaiser Franz ishte si një valltar i dalë nga koreografitë e mjeshtrave të baletit modern në qendrën e mbrojtjes së Gjermanisë, ku ngriti kupën e botës e më pas, si një personazh i letërsisë gjermane në këmbë përpara stolit të Bundesmanschaft-it, kur e udhëhoqi Gjermaninë drejt një tjetër kupe të botës.
Me ikjen e tij shuhet një tjetër legjendë e gjallë e sportit më të dashur në botë dhe shkëputet një tjetër copë e bukur e fëmijërisë sonë, atëherë kur futbolli ndërkombëtar ishte vetë bota në Shqipërinë e burgosur brenda mureve të komunizmit” – Shkruajti numri një i qeverisë, Rama./m.j
What's Your Reaction?