Reagon familjarja e Suela Saliajt që u vra nga ish-burri në SHBA: Na fal që nuk të shpëtuam dot në kohë
Një e afërme e Suela Saliaj e cila u vra nga ish-burri i saj Renato Muhaj, në Florida ka reaguar përmes rrjeteve sociale për vdekjen e saj. Ajo shprehet e lënduar dhe falënderon të gjithë që i kanë dhënë mbështetje. Më tej ajo shprehet se vajza e tyre Alessia është pranë njerëzve më të dashur, […]
Një e afërme e Suela Saliaj e cila u vra nga ish-burri i saj Renato Muhaj, në Florida ka reaguar përmes rrjeteve sociale për vdekjen e saj.
Ajo shprehet e lënduar dhe falënderon të gjithë që i kanë dhënë mbështetje. Më tej ajo shprehet se vajza e tyre Alessia është pranë njerëzve më të dashur, ku të gjithë po përpiqen t’i japin ndihmën e duhur.
“Faleminderit të gjithë për mesazhet dhe mbështetjen tuaj. Familja jonë është në zi dhe e kemi të pamundur të pranojmë apo besojmë lajmin për ikjen e papritur të Suelës. Na mungon shumë. Nuk do arrijmë dot të jemi të njëjtët njerëz pa Suelën.
Alessia është me njerëzit e saj më të dashur dhe po përpiqemi t’i japim ndihmën e duhur dhe të vazhdueshme për të cilën ajo ka nevoje. Suela ishte një vajzë shembull dhe e dashur për të gjithë ata që e kanë njohur.
Ëndrrat dhe planet e saj ishin te mëdha por fatkeqësisht u prenë në mes. Duam që çdo gjë që ajo ka dëshiruar apo ka pasur në planet e saj, ta realizojmë me Alessian.
Suela je gjithmonë ne zemrat tona. Asnjë nuk meriton fatin tënd. Ti ishe një vajze kinge dhe e pavarur. Çdo sfidë në rrugën tënde e ke fituar me sukses.
What's Your Reaction?