Reshjet e dëborës, policia rrit prezencën në akset rrugore dhe qendrat urbane
Policia Rrugore njofton se ka rritur prezencën e saj në të gjitha akset rrugore dhe qendrat urbane, veçanërisht në akset rrugore malore që janë përfshirë nga reshjet e borës. Firmat kontraktore po hedhin kripë në të gjitha akset rrugore, me qëllim që të mos krijohen ngrica dhe akull për shkak të rënies së temperaturave. Policia […]
Policia Rrugore njofton se ka rritur prezencën e saj në të gjitha akset rrugore dhe qendrat urbane, veçanërisht në akset rrugore malore që janë përfshirë nga reshjet e borës.
Firmat kontraktore po hedhin kripë në të gjitha akset rrugore, me qëllim që të mos krijohen ngrica dhe akull për shkak të rënies së temperaturave.
Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë të gjitha rregullat e qarkullimit rrugor dhe të respektojnë udhëzimet e policisë dhe të autoriteteve të tjera shtetërore.
“Drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve të mos kryejnë parakalime të gabuara, të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të vendosin rripin e sigurimit. Për çdo problem kontaktoni në numrin pa pagesë 112 dhe shërbimet e Policisë do t’ju vijnë në ndihmë”, apelon policia.
Shërbimet e Policisë Rrugore janë në detyrë në të gjitha akset rrugore, të cilat janë të kalueshme.
/a.r
What's Your Reaction?