“Rest Less”: Shqipëria mes 12 vendeve evropiane më mahnitëse për t’u zbuluar

Ndërsa udhëtimet mund të jenë shumë të shtrenjta, disa vende të bukura dhe magjepsëse ofrojnë alternativa për të kaluar pushime me kosto të ulët, shkruan në një artikull  Selene Nelson, të botuar në të përditshmen britanike restless.co.uk. Evropa është shtëpia e disa prej vendeve më të mrekullueshme, të larmishme në botë, të cilat ofrojnë çmime […]

Mars 25, 2024 - 09:10
 0
“Rest Less”: Shqipëria mes 12 vendeve evropiane më mahnitëse për t’u zbuluar
Reklamë
Reklamë

Ndërsa udhëtimet mund të jenë shumë të shtrenjta, disa vende të bukura dhe magjepsëse ofrojnë alternativa për të kaluar pushime me kosto të ulët, shkruan në një artikull  Selene Nelson, të botuar në të përditshmen britanike restless.co.uk.

Evropa është shtëpia e disa prej vendeve më të mrekullueshme, të larmishme në botë, të cilat ofrojnë çmime efektive për t’u vizituar. Kështu që, nëse po ëndërroni për pushime në Evropë në vitin 2024, kjo mund të bëhet realitet.

Në kemi perzgjedhur 12 vendet më të lira për t’u vizituar në Evropë; Shqipëria, Bullgaria, Mali i Zi, Hungaria, Sllovenia, Portugalia, Republika Çeke, Estonia, Rumania, Sllovakia, Polonia, Bosnje-Hercegovina.

Reklamë
Reklamë

Shqipëria

E izoluar nga pjesa tjetër e kontinentit përgjatë shekullit të XX, Shqipëria ka qenë prej kohësh një nga sekretet e ruajtura më së miri të Evropës.

Sot portat e saj janë të hapura dhe shumë shpejt vendi do të mbipopullohet nga turistët dhe bukuritë e Shqipërisë do të bëhen më të njohura. Përpara se Shqipëria të preket nga turmat masive,  zbuloni këtë vend jashtëzakonisht të larmishëm dhe një nga enigmat më të mëdha të kontinentit.

Vija bregdetare gjarpëruese, e quajtur Riviera Shqiptare është e mbushur me plazhe ëndërrimtare me ujëra në ngjyrë blu të thellë dhe vendpushime magjepsëse, si Dhërmiu dhe Ksamili.

Akomodimi, ushqimi dhe udhëtimi janë mjaft të lira.

Në brendësi të vendit, do të gjeni male të larta, kala, kështjella dhe rrënoja të panumërta të lashta greke dhe romake.

Nëse jeni adhurues i historisë, aventurave apo i apasionuar pas plazhit, Shqipëria ofron gjithçka për të gjithë.

Kryeqyteti i gjallë, Tirana, është një vend i shkëlqyer për të eksploruar pjesën tjetër të Shqipërisë dhe është një nga qytetet më të përballueshme në Evropë.

ATSH

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.