Riaktivizohen zjarret në Greqi; situata më e vështirë në rajonin verilindor, në kufi me Turqinë
Zjarret në Greqi janë riaktivizuar në disa vatra duke dalë jashtë kontrollit, teksa ekipet po luftojnë me flakët në ditën e 14-të radhazi.
Zjarret në Greqi janë riaktivizuar në disa vatra duke dalë jashtë kontrollit, teksa ekipet po luftojnë me flakët në ditën e 14-të radhazi.
Dëmet janë të mëdha teksa qytetarët shpresojnë se reshjet e shiut mund të ndihmojnë në shuarjen e flakëve. 582 zjarrfikës, 122 automjete dhe 16 grupe të njësive këmbësore po punojnë intensivisht për të vënë nën kontroll vatrat në 6 zona të ndryshme.
Situata me problematike mbetet në rajonin Evros, në parkun kombëtar Dhadhia në verilindje të Greqisë, ku sipas të dhënave më të fundit zjarret kanë shkrumbuar 81 mijë hektarë, sipërfaqe kjo që është krahasuar në madhësi me qytetin e Nju Jorkut.
Autoritetet vendase i kanë bërë thirrje banorëve të zonës të qëndrojnë në gatishmëri për evakuim, pasi zjarri iu është afruar banesave.
Në korrik, jugu i Greqisë u godit nga një valë e zgjatur e të nxehtit që favorizoi përhapjen e zjarreve edhe në ishujt turistikë të Rodosit dhe Korfuzit.
What's Your Reaction?