Rihapet për qarkullimin e makinave Rruga e Arbrit, policia apel drejtuesve të mjeteve
Rruga e Arbrit është e qarkullueshme për makinat tashmë. Policia ka njoftuar se është rihapur kalimi i automjeteve në aksin by pass-Qafë Murrizë, e cila ditën e djeshme u bllokuan për shkak të reshjeve të dendura të dëborës. Gjithashtu edhe akset rrugore Peshkopi-Maqellarë- Bulqizë; Bulqizë – Ura Vashës-Klos; Klos-Burrel-Ulëz, janë të hapura. Kujtojmë se mbrëmjen […]
Rruga e Arbrit është e qarkullueshme për makinat tashmë. Policia ka njoftuar se është rihapur kalimi i automjeteve në aksin by pass-Qafë Murrizë, e cila ditën e djeshme u bllokuan për shkak të reshjeve të dendura të dëborës.
Gjithashtu edhe akset rrugore Peshkopi-Maqellarë- Bulqizë; Bulqizë – Ura Vashës-Klos; Klos-Burrel-Ulëz, janë të hapura.
Kujtojmë se mbrëmjen e kaluar, u bë i mundur evakuimi i 50 pasagjerëve që ndodheshin të bllokuar në automjete në bypass-in Qafë Murrizë. Ato u transportuan në destinacionet e tyre nëpërmjet disa makinave të kalueshmërisë së lartë.
Policia thotë këtë të diel se firmat e mirëmbajtjes së këtyre akseve po vijojnë në hedhjen e kripës dhe pastrimin e rrugës nga akulli.
“Policia e Dibrës është e gjitha në gatishmëri të plotë dhe iu bën thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës, të shmangin lëvizjet e panevojshme në rrugë, të tregojnë kujdes maksimal pasi ka prezencë akulli në rrugë, të përdorin gomat dimërore dhe mos të qarkullojnë pa mjetet anti-rrëshqitëse”, njoftoi policia.
/a.r
What's Your Reaction?