Rikthehen reshjet e dëborës në zonat malore, qarkullimi vijon pa probleme
Me uljen e temperaturave, janë rikthyer reshjet e dëborës në zonat malore të Shkodrës. Gjatë natës, ka patur reshje dëbore në Tamarë-Vermosh, në Qafë Thore-Bogë dhe në Qafë Thanë. Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) bën me dije se pavarësisht dëborës, qarkullimi vijon pa probleme në të gjitha akset. “Gjatë natës janë kthyer reshjet e dëborës me […]
Me uljen e temperaturave, janë rikthyer reshjet e dëborës në zonat malore të Shkodrës. Gjatë natës, ka patur reshje dëbore në Tamarë-Vermosh, në Qafë Thore-Bogë dhe në Qafë Thanë. Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) bën me dije se pavarësisht dëborës, qarkullimi vijon pa probleme në të gjitha akset.
“Gjatë natës janë kthyer reshjet e dëborës me intensitet të ulët në Tamarë-Vermosh, në Qafë Thore-Bogë dhe në Qafë Thanë. Grupet e punës me mjetet borëpastruese në terren kanë bërë pastrimin e rrugëve nga dëbora dhe shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat. Qarkullimi vijon pa probleme”, shkruan ARRSH.
Autoriteti Rrugor i bën thirrje shoferëve që të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë si dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore për të shmangur aksidente të mundshme.
“Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”, shkruan ARRSH.
/a.r
What's Your Reaction?