Rikthimi i basteve online / Shyti: Nisma do dështojë nëse nuk kthehen kompanitë që ishin!
Në Komisionin e Ekonomisë po zhvillohet seanca dëgjimore me grupet e interesit për bastet online. Ish -kreu i Shoqatës së Basteve, Artan Shyrti tha se ligji ka problematika. Në fjalën e tij ai shtoi se me këtë ligj, lojtarët e kanë më mirë të vijojnë në paligjshmëri. Ai ka kërkuar nga ligjvënësit të rikthehen kompanitë […]
Në Komisionin e Ekonomisë po zhvillohet seanca dëgjimore me grupet e interesit për bastet online. Ish -kreu i Shoqatës së Basteve, Artan Shyrti tha se ligji ka problematika.
Në fjalën e tij ai shtoi se me këtë ligj, lojtarët e kanë më mirë të vijojnë në paligjshmëri. Ai ka kërkuar nga ligjvënësit të rikthehen kompanitë që kanë qenë në mënyrë që nisma e qeverisë të mos dështojë.
‘Ligji ka problematika që nuk janë marrë parasysh. Me këtë ligj lojtarët e kanë më mirë të vijojnë në paligjshmëri. Në botë ka edhe pika fizike jo vetëm online. Ligji kërkon të deklarohen edhe shumat e vogla, kjo do pengojë edhe turistët të luajnë. Pse të jenë vetëm kompani të huaja, ato do i dërgojnë paratë jashtë. Nëse nuk rikthehen kompanitë që ishin, kjo nismë do të dështojë!’, tha Shyti.
Reklamë Reklamë
/a.r
What's Your Reaction?