Rishkruhet “Historia e Shqipërisë”, studiuesit: Tekstet do t’i përshtaten më mirë brezave të rinj
Historia e popullit shqiptar po rishkruhet duke i’u përshtatur brezit të ri të lexuesve që kërkojnë. NERITAN CEKA / HISTORIAN “Duke u nisur nga fakti që kemi të bëjmë me një tekst normativ, janë grupuar katër njësi. Për antikitetin që e drejtoj unë, për mesjetën që e drejton Pëllumb Xhufi, për mesjetën osmane deri në […]
Historia e popullit shqiptar po rishkruhet duke i’u përshtatur brezit të ri të lexuesve që kërkojnë.
NERITAN CEKA / HISTORIAN
“Duke u nisur nga fakti që kemi të bëjmë me një tekst normativ, janë grupuar katër njësi. Për antikitetin që e drejtoj unë, për mesjetën që e drejton Pëllumb Xhufi, për mesjetën osmane deri në 1912, Ferit Duka dhe Paskal Milo ka periudhën nga 1912 deri në 1990. Besoj se nga mesi i vitit që vjen do të kemi gati vëllimin e parë që nga prehistoria e deri kur shfaqen arbërit.”
Reklamë Reklamë
Studiuesit vërejnë se tekstet shkollore duhet të trajtohen me seriozitet, të jenë akademike e të miratuara në kuptimin e diskutimit shkencor.
“Sipas llojit të ministrit, njëherë hiqet letërsia, bëhet fakultative, pastaj historia, bëhet me tekste alternative, pastaj me tekste të një shtëpie botuese që ftohet me tender, autorë që nuk kanë grada shkencore, nuk janë të sprovuar për dijet dhe vizionin e tyre historik. Me daljen e vëllimeve të reja besoj se ministria e arsimit dhe kulturës do kenë tekste shumë të mira orientuese.”
Ky projekt do të ndalet në vitin 1990 duke gjykuar se historia e tre dekadave më pas, është subjektive.
“Mendimi i përgjithshëm është që të ndalojmë historinë e shkruar pas ’90-s, ta lëmë në dorë të studiuesve, sepse nuk janë pak 30 vjet, deri në vitin 2020, dhe historia vazhdon. Çdo ditë është histori, të mos futemi në gjykime që ndërrojnë herë pas here. Duhet lënë një distancë për të gjykuar qartë. Një kohë kur këto personazhe të mos jenë më.”
Ndryshe nga praktika e deritanishme, pesë vëllimet e historisë së popullit shqiptar për të cilat vijon puna, do të përkthehen edhe në gjuhë të huaja.
/a.r
What's Your Reaction?