Risi në Euro 2024, topit do t’i vendoset mikroçip
Euro 2024 që do të zhvillohet në Gjermani, do të ketë disa risi, të cilat do të sjellin më pak gabime në arbitrim.
Euro 2024 që do të zhvillohet në Gjermani, do të ketë disa risi, të cilat do të sjellin më pak gabime në arbitrim.
Mediat britanike raportojnë se topi zyrtar që do të përdorret në kampionatin europian do të ketë një mikroçip.
Sipas “The Times” vendosja e një mikroçipi do të evidentojë rastet kur topi preket me dorë, si dhe pozicionin jashtë loje.
“Mikroçipi do të funksionojë së bashku me teknologjinë e gjurmimit të gjymtyrëve që mundëson krijimin në kohë reale të paraqitjeve vizuale 3D të skeleteve të lojtarëve. Këto pajisje lejojnë gjyqtarët ndihmës video (VAR) të krijojnë një imazh të kompjuterizuar që tregon saktësisht se ku topi ka goditur trupin. Mikroçipi brenda topit të ndeshjes Adidas gjithashtu lejon teknologjinë të përcaktojë kohën e saktë të goditjes së topit, e cila, së bashku me kamerat e gjurmimit të gjymtyrëve, siguron vendime jashtëzakonisht të sakta dhe identifikimin e pozicionit jashtë loje”, shkruan “The Times”.
What's Your Reaction?